Imuniteti, TIA: Të ndryshohet Kushtetuta
Transparency International Albania ka kërkuar sot zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar ndryshimet në Kushtetutë për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.
Në një konferencë për shtyp TIA ka kërkuar sot që zyrtarët shqiptarë të hetohen pa pengesa nga imuniteti për çdo akuzë korrupsioni.
Sipas TIA-s deputetët, ministrat dhe gjyqtarët, të jenë të zhveshur nga imuniteti kundrejt hetimeve për akuzat e korrupsionit.
Gjithashtu TIA ka deklaruar se drejtësia duhet të hetojë çdo akuzë të ngritur për korrupsion për zyrtarë të lartë ndërkohë që thekson se ka shumë çështje të kësaj natyre të cilat janë ende pa u trajtuar dhe pa marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia.