E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi shperndante droge me te bijat pranga shqiptarit

Nje emigrant shqiptar 38 vjec me banim ne qytetin e Thives shperndante droge ne zonen e Viotias dhe te Aspropirgos dhe kishte rene ne syrin e policise greke. Kjo e fundit duke ruajtur cdo levizje te dyshimte te tij kishte vene re se ai kur dilte per te marre apo shperndare lenden narkotike merrte me vete ne makinen e tij edhe tre vajzat e tij 16 vjece 14 dhe te voglen 12 vjec.

Vajzat ai i merrte me vete qe te mos binte ne sy te policise qe kjo te mos e ndalonte per ta kontrolluar meqe kishte femije ne kabine. Ai u ndalua ne periferi te Athines dhe pas kontrollit iu gjet nje sasi prej 167 gramesh heroine. Ai u shoqerua per ne policine e Thives i akuzuar per trafikim te lendeve narkotike.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›