E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker takim me kreun e PS-së Edi Rama

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Z. Philip Reeker ka zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.
 

Takimi po zhvillohet në selinë rozë ndërsa pritet që në focus të jetë situata politike në vend, pavarësia e institucioneve dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 

Ndërkohë zyrtari amerikan dhe kreu socialist pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit.

Ndërkohë ditën e djeshme, zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takime me kreun e LSI-së Ilir Meta, përfaqësuesit e FRD-së dhe Aleancës “Kuqezi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›