E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zgjedhjet i hapën rrugë integrimit

Një vit pas zgjedhjeve të 28 qershorit, Kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar ato si më të mirat që janë zhvilluar në vend dhe që sipas tij i hapën rrugë vendimeve për integrimin e Shqipërisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha pohoi se nuk u dha asnjë provë për manipulimin e zgjedhjeve, por ato ishin të lira e të ndershme.

Sipas kryeministrit, në këto zgjedhje, pavarësisht nga zhurma dhe qendrimet nuk pati asnjë shqiptar të humbur. "Qytetarët e ndjejnë veten qytetarë të Shqipërisë e dinë se këto zgjedhje ishin ato që përcaktuan vendimet më të mëdha në historinë e këtij vendi nga qershori i 2009-ës deri në qershorin e viti 2010. Pa karakterin e këtyre zgjedhjeve dhe dëshmive se nuk pati përpjekje për manipulim të zgjedhje, pa dëshmi të arbitrit ndërkmbetar se nuk pati numërim të parregullt, asnjë vendim nuk do merrej sot për Shqipërinë", tha ai.

Kreu i qeverisë ftoi opozitën të ushtrojë funksionin që i përket dhe të japë kontributin e saj në të gjitha reformat. "Për të gjitha ligjet që kërkojnë 3/5 opozita do ketë të drejtë të bëjë çdo amendament që është brenda standardeve dhe mazhoranca do i pranojë ato, qoftë për imunitetin, qoftë për Kodin Elektoral. Ne nuk e kërkojmë këtë bashkëpunim për asnjë qëllim tjetër veç reformës dhe respektit të opozitës", nënvizoi ai.

Në mbledhjen e grupit të PD , kryeministri Sali Berisha foli edhe për ndeshjet e Botërorin 2010. Ai tha se dje ekipi i Argjentinës shfaqi shpejtësi të pararë ndonjëherë në stadium dhe Gjermania u paraqit me një përgatitje të shkëlqyer. Duke iu referuar anulimit të golit për Anglinë, Berisha tha se ishte gol i qartë e sigurt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›