E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, arrestohet përdhunuesi i 9-vjeçares

Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e përdhunuesit të vajzës 9-vjeçare nga ky qytet. Sipas burimeve nga policia është arrestuar 42-vjeçari me inicialet F.K nga fshati Babunj i Lushnjes i cili ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 9-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kolonjë në qytetin e Lushnjës ku vajza e mitur ka rënë pre e dhunës seksuale.
Policia bëri të ditur se vajza kishte dalë nga shtëpia për të blerë bukë dhe më pas është mashtruar nga tutori i saj, duke i dhënë para.

Pas kësaj, 9-vjeçarja është dhunuar seksualisht pasi ishte gënjyer për disa orë. E mitura është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ku po merr mjekimin e duhur, ndërkohë që ajo do të këshillohet edhe nga psikolog për shkak të traumave që mund të ketë pësuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›