E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle:1 vit pas zgjedhjeve mohohet transparenca

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle deklaroi se 1 vit pas zgjedhjeve të 28 qershorit qeveria shqiptare vijon të mohojë transparencën dhe zgjidhjen e krizës politike. Ai i bëri thirrje qeverisë të pranojë dialogun, pasi kjo do të ishte axhanda e përbashkët evropiane për të gjitha forcat politike.
"Sot 1 vit nga dita ku u bë krimi elektoral dhe mazhoranca nuk pranon hetimin, qendrimi i mbrapshtë nda votës dhe shurdhëria e qeverisë për mos i hapur rrugë zgjidhjes po e çojnë Shqipërinë në totalitarizëm", tha ai.
Sipas Dokles, projekt rezoluta e kompromisit të jashtëm të PE dhe komisioneri i Zgjerimit bëjnë thirrje që Shqipëria mos cënojë axhendën evropiane, por qeveria shqiptare nuk dëgjon. Deputeti socialist nënvizoi se opozita ka bërë hapa drejt konsensusit, por është qeveria ajo që nuk pranon dialogun.
"Europa dhe opozita kërkojnë transparencë dhe zgjidhje por qeveria hesht", përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›