E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zgjidhja për “Fierin”, mocioni rruga më demokratike

23-11-2012 / Gazeta 55

“Mocioni për këshilltarët e qarkut të Fierit, është rruga më demokratike”. Kështu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha, duke përsëritur ftesën e mazhorancës për opozitën, për t’i dhënë zgjidhje kështu pretendimeve të Partisë Socialiste. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski kryeministri Berisha tha se Rama duhet ta lexojë mirë rezolutën e miratuar dje në Parlamentin Europian për Shqipërinë.
“Dje në Parlamentin Europian është votuar për rekomandimin e këtij institucioni kryesisht të BE-së për statusin kandidat. 50 nga 61 deputetët e PE-së votuan që shqipërisë t’i jepet statusi vetëm një deputet abstenoi. Do doja që Rama ta lexonte këtë votim. Ajo rezolutë duhet të kishte disa nene për Fierin por zoti Rama ka marrë një përgjigje të prerë që nuk shohin asnjë lidhje mes Fierit dhe miraitimin e 3 ligjeve në parlament që Rama i bllokon. Ne në intersin më të mirë kemi ofruar zgjidhjen më të plotë mocionin për të gjithë këshilltarët. Fakti që mocioni nuk pronohet dhe tërheqja nga gjykimi dëshmojnë që tani  ata janë të kënaqur që përmbushën misionin. Unë sërish mbetem tek mocioni si rruga më demokratike”- u shpreh Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha e lidhi mosmiratimin e tre ligjeve nga ana e opozitës me bllokimin që po i bëhet Maqedonisë nga Greqia për shkak të kontestit të emrit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›