E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Evropianët të majtë dhe të djathtë i thanë “Po” statusit, Rama të votojë 3 ligjet

23-11-2012 / Gazeta 55

Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli i bëri apel opozitës parlamentare që të votojë tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian. Këtë kërkesë, Kryetarja e Kuvendit e argumentoi me faktin se votimi në Kuvend i ligjeve është një detyrim ligjo i Partisë Socialiste. Madje, si për të përforcuar një qëndrim të tillë, Topalli solli në kujtesë pikërisht votimin në Parlamentin evropian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.
“Eurodeputetët në PE votuan për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Ato nuk ishin shqiptarë, por votuan për Shqipërinë. Evropianët e majtë-të djathtë ishin pro Shqipërisë. Ndërkohë që dje në parlamentin tonë deputetët e PS-së nuk votuan ligjet që do tu jepte shqiptarëve statusin e vendit kandidat. PS dhe Rama e kanë si detyrim votimin e tre ligjeve të integrimit. Ndaj i kërkoj që t’i votojë ato, jo si një dhuratë për 100 vjetorin e Pavarësisë, por si një detyrim për Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi Topalli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›