Berisha-administratës:Refuzoni presionet politike
TIRANË- Duke ritheksuar rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve, edhe në kuadër të integrimit të vendit, kreu i qeverisë i ka bërë apel administratës të refuzojë kategorikisht cdo lloj presioni politik që mund ti imponohet.
Nga mbledhja e sotme e qeverisë, Berisha ka pranuar se ka raste sporadike, por ka theksuar se administrata është e lirë sikundër gjithë zgjedhësit të shprehë vullnetin e vet me anë të votës për kandidatin që preferojnë.
Zgjedhjet janë provë e fuqishme, ndër më jetiket për funksionimin e shtetit ligjor, ndaj të gjitha institucionet të zbatojnë me korrektesë ligjin elektoral. U bëj thirrje punonjësve të administratës, që çdo akt, çdo përpjekje për tu imponuar atyre qëndrime të caktuara partiake, të refuzohen në mënyrë kategorike dhe i garantoj që secili prej tyre do të ketë mbështetjen time dhe të Këshillit të Ministrave, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se askush nuk mund tu imponojë punonjësve të administratës apo tu bëjë presion atyre.