E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premton lirimin e te burgosurit per 5 mije arrestohet Prokurori

Nje 36-vjecar nga Shkodra eshte arrestuar pasi eshte paraqitur para nje familje si Prokuror i Krimeve te Renda. Renato Pervaza lindur dhe banues ne Shkoder i ka premtuar kesaj familje se do te liroje te afermin e tyre te burgosur ne burgun e Shenkollit. Pervaza eshte me precedent penal pasi eshte denuar me pare per mashtrim dhe falsifikim te dokumentave.

Si i perfshire ne kete ceshtje eshte arrestuar edhe Mark Paloka 47 vjec lindur dhe banues ne Lezhe. Te dy keta persona jane arrestuar ne flagrance ne momentin qe kane marre shumen e 5 000 eurove me premtimin per lirim nga burgu.

Puna hetimore vazhdon pasi keta dy persona dyshohen se me ane te mashtrimit kane perfituar shuma te medha parash edhe nga qytetare te tjere.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›