E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, akuza Edi Rames

Sali BerishaKryeministri Berisha nga Elbasani ka akuzuar rivalin e tij politik Edi Rama si bllokues te reformave te qeverise per integrimin e vendit. Shefi i qeverise deklaroi se mazhoranca eshte e gatshme te bashkëpunojë si per rregulloren e Kuvendit ashtu edhe Kodin Zgjedhor, por sipas tij opozita po behet pengese per zgjidhjen e çështjes. Ne vijim te sulmeve ndaj liderit socialist, Berisha e cilësoi Ramen dështak, madje shtoi se disfata e tij me e madhe do te jete ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Shefi i qeverise inauguroi rrugën Elbasan-Gjinar, 22 km te gjate per te cilën jane investuar 500 milion leke. Punimet per aksin qe lidh qytetin me zonen turistike nisen dy vjet me pare.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›