E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sot afati i fundit për lirimin e trotuareve

TIRANE- Tregtarët ambulante, lokalet dhe baret kanë patur sot afatin e fundit për të liruar hapësirat publike, pas një paralajmërimi të Bashkisë së Tiranës se do të merren masa nëse kjo nuk do të ndodhë deri më 1 tetor.

Nga vëzhgimi i disa mediave është konstatuar se në fakt gjendja nuk ka ndryshuar aspak, tregtarët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuar dhe lokalet nuk kanë hequr karriget nga trotuaret.

Dy herë, njëra pas tjetrës Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar tregtarët, ambulantë, të licensuar ose jo të fillojnë lirimin e tyre, duke vënë afat datën 1 tetor.

Bashkia e Tiranës, u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti- paraljamëronte Bashkia.

Sipas saj këto masa po merren në kuadër të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve, ndërsa nëse nuk respektohet afati 1 tetor, në këtë rast do të ndërhyjë policia bashkiake për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›