E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të majtët në bashki: Të mblidhet urgjentisht Këshilli

Këshillitarët e majtë në bashkinë e Tiranës ka kërkuar sërish sot mbledhjen e këshillit bashkiak. Në një deklaratë përpara bashkisë së kryeqytetit, këshilltarët e majtë I janë rikthyer sërish dhunës që sipas tyre, I është ushtruar mbi dy punonjëset nga kryetari i policisë bashkiake, Florenc Hoxha.
"Grupi ynë i këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak, në emër të interesit publik denoncon edhe njëherë faktin e mos thirrjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak të kërkuar nga ana jonë për një rast shumë të rëndë, dhunimin e dy zonjave në zyrat e shtetit. Nuk do reshtim se thëni se ky është një akt i rëndë dhe i dënueshëm nga gjithë qytetarët të majtë e të djathtë. Ka dy muaj që Këshilli nuk mblidhet as në takimin e radhës duke shkelur ligjin e rregulloren, sepse organizatorët kanë frikë të diskutojnë për çështje madhore që shqetësojnë gjithë opinionin publik” kanë theksuar këshilltarët e majtë. Sipas tyre Kryetari i Bashkisë dhe kreu i këshillit bashkiak nuk pyesin për zërin e qytetarëve, duke marrë në mbrojtje njerëz që ushtrojnë dhunë nën uniformën e shtetit.
" Dhe që ka frikë të dënojë dhunën ndaj grave duke treguar fytyrën e vërtetë të një qeverisje lokale të vjedhur, e cila nuk ka ndryshim nga qeverisja qëndrore që vjen në pushtet me vota të grabitura. Qytetarët e Tiranës e kanë të vërtetën në sytë e tyre. I bëjmë thirrje Drejtësisë t`i shkojë deri në fund kësaj çështjeje", përfundon deklarata e këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›