Berisha akuzon prokurorine Ina Rama fle mbi dosje

Kryeministri Berisha akuzon prokurorine per njeanshmeri ne hetime. Komentet Berisha i beri ne mbledhje e qeverise ku tha gjithashtu se deputetët e mazhorancës duhet të deklarojnë mosnjohjen e imunitetit te tyre, ne baze te modelit gjerman. Kete levizje sipas tij duhet ta ndermarrin edhe gjyqtarët.
“Gjykoj se në mungesë të heqjes së imunitetit, për shkak të mospranimit të opozitës që pretendon të luftojë korrupsionin duke ruajtur imunitetin, ne duhet të sanksionojmë me një deklaratë të firmosur nga të gjithë anëtarët e mazhorancës, në shembullin e bundestagut në të cilin ata deklarojnë se nuk njohin imunitetin përsa i përket korrupsionit dhe krimit të zakonshëm. Gjykoj se në të njëjtën mënyrë ministri këtë cështje duhet ta diskutojë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë në mënyrë që gjyqtarët tanë të deklarojnë se nuk njohin imunitetin në praktikë. Pra, në këtë mënyrë parlamentarë dhe gjyqtarë, sepse prokurorët nuk e kanë më në ligjin e ri, bëhen të përgjegjshëm para ligjit ashtu sic kërkon standarti i një vendi të lirë e të civilizuar” tha Berisha.