Apeli Arrestimi i Prudentinos i ligjshem
VLORE - Gjykata e Apelit vendosi te lere ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare te ankimuar nga ana e Mbrojtjes duke e cilesuar te ligjshem arrestimin e Albino Prudentinos. Mbrojtja e tij e kishte quajtur te parregullt arrestimin pasi sipas tij nuk kishte mberritur nje kerkese zyrtare por vetem nje fax. Kjo ceshtje fillimisht kaloi ne Shkalle te Pare dhe me pas ne Apel. Ne seancen e djeshme Prudentino i ka kerkuar trupit gjykues te largohej per shkak te gjendjes se keqe shendetesore. Gjykata e ka pranuar kete kerkese nderkohe qe vendosi te lere ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare. Pak dite me pare Apeli la ne fuqi edhe nje vendim te meparshem te Gjykates se Vlores e cila kishte vendosur qe Abino Prudentino te ekstradohej.