BULQIZE/ Bashkia dhurata per femijet jetime
BULQIZE - Bashkia e Bulqizes ka shperndare dje dhurata per femijet jetime te ketij qytetit. Kryetari i kesaj bashkie Roland Keta deklaroi se per 65 femije jetime te minatoreve te vrare ne miniere dhe familjeve te tjera me te ardhura te pakta bashkia ka shperndare pako me vleren 5 mije leke te rinj per cdo femije. Jemi te qarte se nevojat jane me te medha por mundesite e bashkise ishin te tilla tha Keta. Te afermit e femijeve jetime dhe prinderit e femijeve me pak te ardhura ekonomike falenderuan bashkine per ndihmen e dhene. Po dje Bashkia Bulqize shtroi nje dreke per pensionistet e ketij qyteti.