E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha analizon muajin e parë të Ramës si kryeministër

Berisha-komentuesve: Nuk flas në emër të kreut të PD-së, por në emrin tim

berishaKryeministri në Detyrë, Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka analizuar muajin e parë të Edi Ramës si kryeministër, duke e përmbledhur atë në tri fjalë: revansh, urrejtje dhe mashtrim. Të dashur miq, kaloi mbi një muaj nga dita që piktori i dështuar Edi Rama ngriti zyrën e tij te kryeministrit te zgjedhur ne selinë mavi, shkruan Berisha. Veprimtaria një mujore e kryeministrit të zgjedhur mund të përmblidhet në sa vijon:
 1- Mohim i premtimeve anti-globaliste me te cilat mori votën.
 2 – Revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeministër i zgjedhur dhe deklarimi i qeverise se vendit si qeveri kujdestare apo qeveri ne detyre dhe mandat 4.3 vjet për vete.
 3- Revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidencës, Prokurorisë, KLD-se, pushtetit gjyqësor.
 4- Revansh anti-shtet ndaj administratës publike. Hapja e tenderit për fshesën në administratën publike dhe vendosja si krye-fshesare e kushërirës Koleka.
 5- Paraqitja e një kabineti shume më të madh në portofol se sa vende, 20 apo 30 here me te mëdha se Shqipëria.
6- Përpjekje për të bllokuar me çdo kusht transparencën e mandateve të drogës dhe krimit.
Ky është ndryshim por jo ai për të cilin votuan shqiptaret, por ai që solli piktori i dështuar ne muajin e tij të parë. Përpara kundër revanshit dhe mashtrimit!
Përgjigja për komentuesit
Ajo që vihet re tashmë në postimet e Berishës në Facebook, ai lë aty edhe komentet kritike dhe fyese. Por madje edhe tu përgjigjet atyre. Kështu ka ndodhur dje kur një prej komentuesve me emrin Lorenc shkruante në statusin e Berishës se, ky Sala sikur hoqi dorë nga politika, o Saaaaaaaaali lër Lulin të flasë, është ai kryetari tani, apo harrove. Disa prej komentuesve, Berisha ka zgjedhur tiu përgjigjet personalisht, mes të cilëve edhe Lorencit. Berisha shkruan se ai nuk flet ne emër të kryetarit të PD-së, por në emrin e tij personal. Z. Lorenc faleminderit për komentin. Ju garantoj se unë nga politika nuk heq dorë kurrë, por në çdo rast unë flas dhe do të flas jo në emër të kryetarit të PD-së, as dhe të ndonjë forumi të partisë sime, por në emër timin, si politikan, si deputet, si qytetar, prandaj ju lutem mos keqinterpretoni qëndrimet dhe deklaratat e mia. Une kam dhënë dorëheqjen nga PD, por jo kurrë nga politika. Me respekt, sb, shkruante Berisha në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›