E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha angazhim per zgjedhjet

E premte 05 Tetor 2012 1148 Kryeministri Berisha

Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverise shqiptare per te organizuar nje proces zgjedhor sipas standardeve te larta. Deklarata u be ne celje te punimeve te Asamblese Parlamentare te OSBE-se qe mbahet per here te pare ne Tirane. Shefi i qeverise iu rikthye procesit elektoral te qershorit 2009 dhe tha se fale qendrimit te OSBE vendi ruajti stabilitetin.

Ne mbledhjen e Asamblese parlamentare te OSBE nje organizem ku perfaqesohen me shume se 1 miliard shtetas Kryeministri Berisha kerkoi nga ky organizem te behet promotor per nje nderhyrje te fuqishme ne Siri per te rrezuar rregjimin e presidentit Assad. Regjimi vrases i Assad po merr cdo dite jete njerezisht. Siria duhet te ndjeje ndihmen e kombeve te lira. Ne rast se NATO nuk do te nderhynte ne Ballkan kasapi i Ballkanit do te grinte mbi 1 milion shqiptare. Ne rast se Sadami nuk do te permbysej serish do te ishte ne pushtet ose ai ose i biri. Ne rast se libianet nuk do te ndihmoheshin Gedafi ose i biri do te ishin akoma atje. Asadi do te vazhdoje kasapanen nese nuk nderhyjme ne Siri. Te behet gjithcka dhe kjo Asamble te behet promotor i nje nderhyrje te fuqishme per ti dhene fund provokacioneve te diktatorit per te nxjerre konfliktin jashte vendit te tij. Shqiperia eshte e gatshme te jape kontributin e vet modest ka thene Berisha . Siria permes bombardimeve goditi nje fshat kufitar ne Turqi duke lene te pakten pese te vrare 2 gra dhe 3 femije dhe nente te plagosur gje qe beri qe parlamenti turk ti lejonte qeverise nderhyrjen ushtarake ne kete vend.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›