E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në Kukës, banorët bllokojnë Rrugën e Kombit dhe rrugën Kukës- Peshkopi

Mungesa e energjisë elektrike në Kukës ka bërë që banorët të ngrihen në protesta, duke bllokuar dy akse nacionale, Rrugën e Kombit dhe rrugën Kukës- Peshkopi.

Kukësi dhe një pjesë e Hasit kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak se për të dytën ditë me radhë, banorët kanë pushtuar nënstacionin e Kukësit, pasi protestojnë për mungesën e dritave.

Shumica e banorëve në atë zonë nuk e paguan dritën elektrike.

I bllokuar është edhe aksi Kukës- Shishtavec.

Ndërkohë policia lokale nuk ka mundur të bëjë zhbllokimin e rrugëve. Protestuesit janë përplasur edhe me udhëtarët në këto akse.

Pritet mbërritja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të bllokuar situatën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›