E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Europian po planifikon Revolucionin e Tretë Industrial

Kriza në eurozonë ka bërë që Komisioni Europian të zhytet në mendime të thella. Duke pasur parasysh rënien ekonomike në shtetet anëtare, Komisioni ka premtuar se do të rikthejë rolin në rënie të industrisë. Lajmin e bëjnë të ditur të përditshmet Welt dhe Sueddeutsche Zeitung. Sipas tyre, ky projekt i komisionerit Antonio Trajani do prezantohet së shpejti.

Pesha e industrisë në prodhimin evropian do të rritet në 20 përqind deri në vitin 2020. Aktualisht është në nivelin 15 përqind.

Europa duhet të riindustrializohet për shekullin e 21-të, thotë Tajani.

Një bazë e fuqishme industriale do të jetë vendimtare për mirëqenien dhe suksesin ekonomik të Europës.

Për gazetat, Tajani- që është zëvendëspresidenti i KE, ka thënë se ky do jetë Revolucioni i Tretë Industrial.

Revolucioni i Parë Industrial nënkupton kohën nga mesi i shekullit të 18-të me zbulimin e makinës me avull.

Revolucioni i Dytë Industrial daton në vitet 1900. Atëherë u vendos prodhimi në masë përmes makinerive.

Të mërkurën do prezantohet projekti i Tajanit. Sesa para do të investojë Komisioni dhe sa shtetet anëtare, nuk dihet.

Me këtë plan Komisioni do konkretizojë projektin për të fuqizuar industrinë për të krijuar vende pune. Natyrisht kjo do të krijojë probleme koordinimi për çështjet e mjedisit.

*SPIEGEL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›