Letra e Gordon, Meta refuzon komentet

Në vijim Top Channel mundi të shtjerë në dorë një kopje të përgjigjes që ndihmës Sekretari për Cështjet Europiane Filip Gordon i dërgoi ministrit Meta. Nga paragrafi i parë i përgjigjes del qartë se ministri Meta i ka dërguar një letër sekretares Klinton më datë 27 maj. Në këtë dalje të re përpara mediave, i lutur të zbulonte detaje të letrës së tij, apo të ankesave që qeveria shqiptare kishte ndaj ambasdorit Withers, ministri Meta dha këtë përgjigje:
“Nuk merrem me historine e Kim Philby-t, qe eshte personazh i vitit 50-60. Philby-n mbajeni në bibliotekën tuaj se është personazh interesant”.
Po kush ishte Kim Philby? Me emrin e vërtetë Harold Adrian Russel Philby, ai është ndoshta më i famshmi agjent i dyfishtë i Luftës së Ftohtë. Shtetas britanik dhe përgjegjës për sektorin antisovjetik të MI6, Kim Philby punoi tërë jetën për llogari të KGB-së.
Ishte ai, që pasi mori nga CIA informacione për operacionin Venona, ia kaloi ato sovjetikëve. Kështu, nga viti 49 deri në vitin 51 të tëra përpjekjet e CIA dhe të MI6 për të organizuar një kryengritje antikomuniste në Shqipëri, dështuan me sukses.
Sigurimi shqiptar ishte gjithmonë në dijeni në zbarkimit të trupave antikomuniste, në sajë të KGB-së, që ishte e informuar në sajë të Kim Philby-t. I strehuar përfundimisht në Bashkimin Sovjetik në vitin 63, Kim Philby u nderua me udhërin e Heroit të Bashkimit Sovjetik dhe pulla poste me imazhin e tij u emetuan nga posta sovjetike.
Pyetja është se ku qëndron ngjashmëria e Kim Philby-t me Top Channel? Cilet jane sovjetiket, meqenese amerikanet dihen?