E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm

Tiranë, 19 gusht – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë,  Ilir Meta në një deklaratë publike rreth  zhvillimeve në pjesën veriore të Kosovës, ku po qarkullon një deklaratë për shpalljen e pavarësisë së komunave serbe, ka theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i pacënueshëm, ashtu sikurse i çdo vendi tjetër në rajonin tonë. Ndaj, çdo provokim i cili tenton të vërë në diskutim pikërisht një çështje të tillë është i panevojshëm. Opinioni i dhënë nga GJND-ja për pavarësinë e Kosovës, veçse përforcoi dhe më tej legjitimitetin e vendimit të marrë nga Parlamenti dhe populli i Kosovës dhe njëkohësisht faktin që gjithçka u krye në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe duke respektuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit. Kjo tregon më së miri se është koha që të gjithë ti izolojmë ata elementë ekstremistë të cilët kërkojnë të vënë në diskutim kufijtë në rajonin e Ballkanit.

është e rëndësishme që të gjithë të punojmë për ti hequr kufijtë në Ballkan, sepse
kjo është e ardhmja e rajonit: një Ballkan në Bashkimin Evropian. Ne dëshirojmë
shumë që edhe udhëheqja e Serbisë të tregojë përkushtimin e saj në këtë drejtim.
Tirana Zyrtare, ka thënë Meta, po përcjellë me vëmendje zhvillimet në pjesën veriore të banuar me shumicë serb, ku po qarkullon një deklaratë për shpalljen e pavarësisë së komunave serbe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›