E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, apel Ramës: Lëre duetin me Maqon, kthe PS në Kuvend

Kryemsinitri Sali Berisha inaguroi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Fushë Mamurras-fshati Adriatik, me gjatësi 9 kilometra dhe vlerë rreth 65 milion lekë. Nje aks i rëndësishem në aspektin turistik, pasi lidh Mamurrasin, Kurbinin dhe Krujën me bregdetin. Në takimin me banorët e kësaj zone i shoqëruar dhe nga ministri i Brendëshëm Lulzim Basha, kryeministri shfrytëzoi rastin të garantojë se do të shumëfishohen përpjekjet qeveritare për zhvillimin e bujqësisë.
“Koncepti ynë, - tha Kryeministri - është se pa fshat të zhvilluar, nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Rimëkëmbja e madhe ekonomike kërkon dyfishimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, detyrë kjo jo e thjeshtë, e vështirë, por absolutisht e mundshme.” “Shqipëria ka nevojë jetike për një infrastrukturë moderne. Këto katër vjet, ne do të thellojmë shumë më tepër përqendrimin për të ndihmuar fermerët shqiptarë. Koncepti ynë është se pa fshat të zhvilluar, nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Rimëkëmbja e madhe ekonomike kërkon dyfishimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, detyrë kjo jo e thjeshtë, e vështirë, por absolutisht e mundshme. “
Berisha tha se qeveria do të trefishojmë investimet, në infrastrukturë, rrugë, shkolla, ujësjellësa e kanalizime. Paralel me to, do të investohet në sistemin e vaditjes, agro-përpunim, në nxitjen e prodhimit. Edhe këtu, kryeministri i drejtoi thirrje kryetarit të PS të rikthejë në kuvend grupin kuvendor. Berisha e lidhi këtë dhe ecurinë e proceseve integruese, të cilat sikundër tha nuk mund të pengohen në asnjë rast për interesa personale politike.
“Shfrytëzoj rastin këtu, në emrin tuaj, t’i bëj edhe një herë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste ta lërë duetin me zotin Lakrori, apo “dream team”, siç po e quajnë të rinjtë dhe ta kthejë partinë në parlament, sepse ky është një vend normal, kanë ikur kohërat kur Shqipërinë mund ta anormalizonin. hqipëria po ecën e sigurt drejt proceseve të mëdha integruese, është vend anëtar i NATO-s dhe kjo ka qenë arritje historike. Këtë vjeshtë do të ketë vendime të mëdha për Shqipërinë në Bashkimin Europian, vendime që kanë të bëjnë me statusin e kandidatit, vendime të cilat të gjithë shqiptarët pa përjashtim, por, në mënyrë të veçantë, qeveritarët, politikanët, zyrtarët duhet të jenë në lartësinë e seriozitetit të tyre, vendime që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, lëvizje që shqiptarët e kanë pritur në shekuj. Është e pafalshme dhe jashtëzakonisht e rëndë që të përpiqesh t’i fusësh shkopinj nën rrota këtij procesi. Ky nuk është një proces i thjeshtë, një proces i parëndësishëm, por është jetik për të gjitha kombet e Europës, edhe më jetik është për ne që kemi vuajtur më shumë se kombet e tjera dhe që tani jemi në prag të këtyre zhvillimeve. Ndaj edhe një herë e ftoj zotin Rama të mos pengojë partinë e tij të hyjë në parlament, aty është vendi i debatit konstruktiv, është vendi i vendimeve, por, mbi të gjitha, është vendi i reformave që prekin çdo qytetar dhe familje shqiptare, sepse kanë të bëjnë me të ardhmen europiane të tyre dhe të fëmijëve të tyre.”
Si ne çdo takim me banorë të zonave rurale, kryeministri dha garanci për financim të çdo projekti që ofrojnë komunat për zhvillimin e zonës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›