Mësues, tani vetëm me master dhe gjuhë të huaj
Asnjë mënsues në arsmimin e mesëm në vitin 2013 nuk do të mund të ushtrojnë profesionin nëse nuk ka master, nuk di një gjuhë të huaj dhe kompjuterin. Kjo deklaratë u bë nga ministri i Arsimit Myqerem Tafaj gjatë një takimi me Drejtorët e Drejtorive Arsimore në të gjithë Shqipërinë. Sipas ministrit të ri të Arsimit ky është një objektiv shumë ambicioz i qeverisë “Berisha 2”.
Duke folur për reformat thelbësore që të përfshijnë arsimin parauniversitar, Tafaj u shpreh se një tjetër objektiv është përshirja në sistemet parashkollore të gjithë fëmijët 5-vjeçarë. Ndërsa do vendosen numra telefoni për ankesat që do të ketë çdokush për sistemin arsimor.
“Kopështe në çdo fshat deri në dërgimin 100% të fëmijëve 5 vjeçarë, do nxjerim 2 numra telelefoni për të gjithë ata që duan të kontakojnë për të gjitha problemet, braktisja në nivel zero e shkollave.”
Po ashtu Tafaj premtoi se në programin e tij parashikohet dhe ngritja e konvikteve për shkollat profesionale, ndërsa deklaroi se buxheti i arsimit deri në 2013-tën do të dyfishohet.