Europa League, rezultate ineresante në ndeshjet e para
Europa League ka nisur fazën e saj finale dhe në Supersport turneu, që zëvendëson Kupën Uefa pati që në ditën e parë rezultate interesante. Galatasary ka fituar 3 – 1 në Athinë me Panathinaikos ndërsa Rapid mundi pastër 3 – 0 Hamburg. Ndërsa çuditërisht Lazio ka humbur në fushën e saj 2-1 me Salburgun. Në fakt Lazio ka pësuar në fund të takimit një gol që ka habitur të gjithë për mënyrën se si ka shkuar aksioni. Kanë mbetur të gjithë të pakënaqur nga ky rezultat e megjithatë traineri thotë se në skuadër nuk ka krizë. Ka humbur edhe skuadra tjetër italine, Roma në Basel. Rezultati 2-0 ka befazuar të gjithë por nuk ka qenë e njëjta situatë për ekipin tjetër italian Genoa. Kryesuesit e Serie A kanë mundur 2 – 0 Slavia Prague duke marrë kreun e grupit B ku sfida tjetër Lille – Valencia u mbyll në barazim 1 – 1. Risia e këtij sezoni janë arbitrat pranë portës që do të vëzhgojnë nëse topi kaloi vijën fatale apo jo. Skuadra turke e Galatasaray e drejtuar nga Rijkaard nuk e ka vënë në asnjë moment në dyshim sukesesin duke qenë tepër rezultative para portës. Në anën tjetër Panathinaikos ka si trajner një tjetër holandez në njohurin Ten Cate. Në Vienë Rapid ku laun edhe sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi e nisi mbarë sezonin Europian duke mundur një ekip të fortë si Hamburg duke marrë kreun e gruput C. Salihi luajti për pak minuta si zëvendësues duke mos patur mundësi të tregjë asgjë në sfidën e parë europiane për të në këtë nivel.