E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha bashkebisedim me studentet


Kryeministri Sali Berisha, komentoi tema si pronat, arsimi, kundërshtarët politikë dhe u ndal gjerësisht në kutjime të së shkuarës, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të auditorit të studentëve të Universitetit të Durrësit, në një bashkëbisedim të lirë.

Në fjalimin e tij me të rinjtë, në kuadrin e ditës së rinisë në 8 dhjetor, Berisha vlerësoi se “viti 1990 dhe pika e tij kulmore, 8 dhjetori, është ai që kanë ndikuar më shumë në historinë e Shqipërisë, pas 1912-s. Të rinjtë që në atë kohë kishin moshën tuaj, luftuan ndaj sistemit më të egër diktatorial të botës”.

Studentët dhe regjimi komunist
”Disa ditë më parë, drekova me Gorbaçovin, një prej figurave më të rëndësishme të shekullit të kaluar. Kur i thashë që midis të pushkatuarve të komunizmit ishin edhe 800 gra, disa prej të cilave shtatzanë, u trondit. Në vitin 1990, studentët përballeshin me një regjim që edhe pasi kishte hequr dënimin për tradhëti ndaj atdheut për kalim kufiri, ekzekutoi 83 bashkëmoshatarë tuaj që u nisën për në botën e lirë, që duke besuar se me anullimin e ligjit, menduan se do të mund të kalonin kufirin dhe u zbarritën në rrugët e qyteteve. Në vitin 1990, të ardhurat për frymë ishin 204 dollarë për person. Kjo ishte Shqipëria e atëhershme”.

Roli i Ramiz Alisë gjatë demonstratave
”Ramiz Alia deklaroi vite më vonë se nuk ishte dakord me pluralizmin, por u detyrua ta pranonte atë. Nuk solli tanke në qytetin e studentëve dhe ky është fakt. Në e bëri bëri këtë për shkak të mos pësuar fatin e Çausheskut në Rumani (i pushkatuar nga ushtria) apo një arsye tjetër nuk e dimë. Ne e kemi vlerësaur dhe e vlerësojmë që nuk erdhën tanket”. Megjithatë, sipas Kreministrit Berisha, ka edhe një aspekt tjetër të kësaj çështjeje: “Ministri i tij i brendshëm, më 20 shkurt, kur qytetarët dhe rinia studentore përmbysën bustin e diktartorit Hoxha, thotë që Ramizi dha urdhër për të qëlluar mbi njerëzit. Vetë Alia nuk e ka përgënjeshtruar kurrë këtë deklaratë, çka do të thotë që e ka dhënë këtë urdhër”.

Ndihma e Shqipërisë në konfliktin e Kosovës
Në fjalimin e tij prezantues, Berisha i kushtoi një fokus të veçantë Kosovës dhe mënyrës se si Shqipëria e ka përkrahur në procesin e fitimit të pavarësisë. “Faqja më e ndritur mbase në historinë e të gjithë kombit shqiptar është pavarësia e Kosovës, pasi ajo ishte më e vështira për t’u arritur. Pavarësia çbëu padrejtësitë e mëdha që na bënë. Erdhi në kundërrrymë, me ato padrejtësi dhe ndëshkime që iu bënë shqiptarëve në fillim të shekullit. Rezistenca totale paqësore e Rugovës ishte një prej meritave më të mëdha, së bashku me UÇK-në, një formacion ushtarak i pamposhtur. Ata ishin njerëz të betuar për të mos pranuar fatin e etërve të tyre dhe bëheshin më të fortë pas çdo të rëni në fushëbetejë, aq sa u bënë një tmerr për Beogradin dhe tërhoqën mendjen e zemrën e SHBA-së e Presidentit Clinton. Shqipëria luajti një rol jashtëzakonisht të fuqishëm për të përkrahur Kosovën në këtë proces. Ne nuk jemi kombi i vetëm i ndarë në botë, por mbase i vetmi që kemi ngritur në çdo organizëm ndërkombëtar çështjen e Kosovës dhe kjo është meritë e Shqipërisë, e cila vendosi këtë çështje në krye të të gjithë axhendës së saj diplomatike, ndryshe nga sa u bë gjatë diktaturës, kur Kosova u mohua plotësisht”.

Vlerësim për luftën nacionalçlirimtare
”Lëvizja nacionalçlirimtare, sipas dokumeteve, u shfrytëzua nga komunistët serbë për të manipuluar çështjen e Kosovës dhe për të vendosur një qeveri të bindur ndaj tyre në Shqipëri. Megjithatë, unë kam shumë respekt për luftën dhe për të gjithë ata që dhanë jetën në luftën kundër fashizmit, pasi ishin patriotë të vërtetë”, u shpreh Berisha.

”Partia Socialiste nuk është antieuropiane”
”Partia Socialiste nuk është antieuropiane”, shprehet Kryeministri në vijim të bashkëbisedimit. Ka qenë anti-NATO, bënë rezoluta kundër antarësimit në NATO. Edhe problemet që nxjerrin për antarësimin, bllokimin që bëjnë nëpërmjet ligjeve, e bëjnë sepse besojnë që duke bllokuar qeverinë dhe vendin do të vijnë më shpejt në pushtet. Megjithatë, zgjedhësit dhanë verdiktin e tyre në datën 8 maj. Viti 2011, më mirë se kushdo vit, evidentoi focën e shtetit ligjor në Shqipëri”.

”Përse nuk e lexoj librin e Ramës”
”Normalisht, duhet të lexoja librin e kundërshtarit politik, sepse ato duhen lexuar gjithmonë. Nuk e kam lexuar, por kam ndjekur mediat dhe shtypin e shkruar dhe kam lexuar shumë paragrafë e pasazhe të tij. Si rregull nuk lexoj memorie, kam një koncept timin për memoriet. Libri është përgënjeshtruar universalisht. Autori ka shkruar se ka harruar që janë me qindra dëshmitarë që i njohin ngjarjet ndryshe. Ajo që më bën përshtypje, është që Rama nuk ka analizuar aspak disfatat e tij politike”. Duke shtjelluar përse nuk deshi ta lexonte “Kurbanin”, Berisha shtoi: “Nuk e lexova sepse nga pasazhet që ka botuar shtypi, më duket skandaloze se si ai operon me armikun e brendshëm. Unë kam patur bashkëpunëtor si Ngjela dhe Zogaj, por sot kujtoj vetëm momentet e bashkëpunimit të mirë dhe jo ato që janë thënë më pas. Për Avokatin kujtoj fushatën e tij për kryetar i Bashkisë së Tiranës, fushatë me të cilën kontribuoi kundër Ramës. Të gjithë e dinë që Nano është kundërshtari im më kryesor. Vërtetm jemi dy kampe të ndryshme, por mënyra se si e përshkruan ai Fatos Nanon, është absolutisht një mënyrë primitive njerëzore. Ai flet si në librat e Enver Hoxhës për luftën e klasave, për njeriun që e solli nga Parisi dhe e bëri gjithçka është sot. Dhe Mjafti që mbushte sheshet atëherë ndaj Nanos, me përkrahës të PD-së i mbushte”, pretendoi Berisha. Ai i kushtoi një reflektim edhe largimit nga skena politike të Nanos. “Pa dyshim, ai mund të vazhdonte të rrinte edhe me humbjen e zgjedhjeve. Rama ka pësuar disfatë pas disfate, politike dhe personale dhe nuk ikën. Nano humbi zgjedhjet dhe iku”.

1991-shi dhe Piramidat, momentet më të vështira të Berishës
I pyetur nga një student, Berisha rrëfeu se dy momentet më të vështira të karrierës së tij ishin “terapia e shokut” në vitin 1991 dhe skemat piramidale në 1997-n. “Momenti më i vështirë i karrierës, i pari ka qenë terapia e shokut. Në 1992, Presidenti i Republikës merrte 16 dollarë rrogën, qytetarët 4-8 dollarë. Çmimet ishin simbolike, një kile bukë, 26 qindarka, i tillë ishte deformimi i tregut. Liberalizimi, reformat që na u imponuan do të sillnin rritje të menjëhershme të çmimeve. Nuk kishte rrugë tjetër. Megjithatë, në katër vjet, u rritën 15 herë çmimet dhe 19 herë pagat, duke u kompensuar disi. Skemat piramidale ishin moment i dytë më i vështirë. Nuk dinim se çfarë ishin, asnjë në Shqipëri nuk e dinte kur nisën punë në vitin 1991. Guvernatori, në 1996 paralajmëroi për rrezikin dhe kërkoi t’i bënte banka. Imagjinoni, përfshi guvernatori ishte aq i painformuar se mendonte t’i kthente në banka, çka do të na kishte rënuar krejtësisht. Ne u përpoqëm t’i bllokonim, por gjykata i dha të drejtë skemave. Megjithatë nëse në 1997-n, Nano tha se do të pagunte çdo qindrarkë të humbur, kjo mund të bëhej vetëm duke i marrë paratë atyre që s’kishin marrë pjesë më skema. Kjo s’kishte moral. Në disa momente, kombi është si individi. Ai se pranon një borxh që se ka marrë, prandaj ne nuk e premtuan diçka të tillë. Pa dyshim, ajo krizë la pasoja, por gjëja e mirë është që vendi u rikuperua shumë shpejt prej saj”.

Arsimi dhe karta e Bolonjës në Shqipëri
Duke folur për arsimin, Berisha pranoi vështirësitë e sigurimit të vendeve të punës për të sapodiplomuarit dhe cilësinë e ulët të arsimit të lartë në vend, por mbrojti kartën e Bolonjës në tërësi. “Procesi i Bolonjës në arsimi është një proces paneuropian. Është frymëzuar nga modeli anglo-sankson, që për mua është model lider. Qëllimi i tij kryesor është përshtatja e tregut. Duhet të zhdukim barrierat që pengojnë punësimin me 3-vjeçarin, pasi masteri është për t’u kualifikuar më tej dhe jo kriter për të nisur punë. Aktualisht, Shqipëria ka 240 mijë të diplomuar. Në gjashtë vjet, i kemi rritur dyfish dhe po i afrohemi nivele europiane. Duhet të shkojmë në 600-700 mijë. Po, në këtë periudhë kemi kërkuar sasi, por tani është koha të mendojmë edhe për sa më shumë cilësi. i rëndësishëm në arsim do të jetë edhe stimulimi i shkollave të mesme ose të larta profesionale”.

Prona dhe zgjidhja nëpërmjet hartës dixhitale
Kryeministri Berisha shtoi se prona dhe çështja e saj është një ndër problemet më akute të shoqërisë shqiptare. “Ka vende ish-komuniste që kanë kryer një kompensim simbolik, por ne kemi zgjedhur të bëjmë kompensimin me vlerën e tregut, i cili është më i kushtueshëm. Zgjidhja është e vështirë. Ne po punojmë shumë dhe ka probleme nga mbivendosja, keqvendosja e falsifikimet. Megjithatë, do të marrim përgjigje me hartën dixhitale, regjistrin e tokës, i cili pas regjistrit të njerëzve është i dyti më i rëndësishëm i vendit”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Politika vajton humbjen e Godos
E diela është shpallur ditë zie pas vdekjes së politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo. Njoftimi është dhënë nga Këshilli i Ministrave, ndërsa Kuvendi lajmeroi se në mesdite do të bëhen homazhe në nder të zotit Godo në hollin e sallës së parlamentit. Harasani: Përse refuzova postin
Propozimet që kreu opozitës Edi Rama paraqiti në mbledhjen e Asamblesë kanë prodhuar jo pak pakënaqesi dhe mosbesim. Analistët: Zgjedhjet në PS... pa frymëzim
Analisti Mustafa Nano duke komentuar zgjedhjen e re të strukturave në Partinë Socialiste thotë se opozita  humbi një shans për t'i dhënë më shumë hapsirë të rinjve brenda gjirit të saj. Zgjedhjet dhe deformimi “fitimtar-humbës”
Gëzim Tushi - Këto ditë që kanë filluar negociatat midis dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe paralelisht me to edhe takimet pretencioze të partive të vogla për fillimin e procesit të reformimit të kodit apo edhe sistemit zgjedhor, natyrshëm që është rritur jo vetëm interesi i forcave politike, por edhe interesimi i qytetarëve për të pasur një Kod Zgjedhor sa më të qartë, adekuat, që të mund të kemi rezultate jo vetëm të pakontestueshme, por që zgjedhjet të prodhojnë elektoralisht qeveri me autoritet politik dhe të qëndrueshme në kohë. Një funeral dhe disa llogari elektorale
Skënder Minxhozi - Shumë kohë më parë, më 13 nëntorin e largët të vitit 1993, kur guxoi të zbresë me një çarter nga Jordania e largët në Aeroportin e Rinasit, e patën kthyer mbrapsht brenda pak orësh.

Lajmet kryesore

Rikthehet krimi në familje, burri vret gruan
Ngjarje e rëndë në qytetin e Shkodrës
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Politika vajton humbjen e Godos
Bulqizë, minierat, rifillon puna pjesërisht

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›