E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, bilanc qeverise dhe punes se ministrave

Qeveria ka vendosur te bej transparence ne fund te vitit, per te gjithe aktivitetin e saj dhe te ministrive. Keshtu, Kryeministri Berisha diten e sotme do te paraqes perpara mediave nje permbledhje te punes se ministrive dhe Keshillit te Ministrave per vitin 2007. Burime prane Kryeministrise theksojne se, per te bere kete permbledhje, Kryeministri Berisha ka shfrytezuar edhe analizat e bera nga te gjitha ministrite per punen e tyre njevjecare. Keshtu, Berisha do te ndalet ne secilen ministri per te analizuar dhe progresin e bere ne to gjate nje viti. Por, Kryeministri nuk do te mungoje te evidentoje dhe kritikat e rastit per pune te pakryera nga ministrite dhe drejtuesit e tyre dhe nxjerre ne dukje edhe sektoret me problematike te qeverisjes. Sot pritet qe Kryeministri Berisha mos te kurseje as kritikat per disa dikastere, sic eshte ai i Energjetikes, Shendetesise, por problemet e shkaktuara nga pafuqia per te realizuar investimet. Raportet e fundit te nderkombetareve ne vend i kane cilesuar keto dy sektore si me problematiket per zhvillimin e vendit. Pritet qe Berisha sot te jap edhe porosite e tij per ministrat per vitin e ardhshem. Porosi keto te bazuara kryesisht ne progres-raportin e Komisionit Evropian per vendin tone. Duke u nisur qe nga muaji nentor, kur progres-raporti u be publik, Berisha theksoi se ministrite duhet ta kene kete raport si axhende te punes se tyre ditore. Nga ana tjeter, kreu i qeverise diten e neserme ne nje konference per shtyp do te bej publike dhe axhenden e udhetimeve te tij pergjate nje viti. Duke pasqyruar axhenden e udhetimeve, Berisha do te analizoj edhe arsyet e kryerjes se tyre dhe rezultatet e nxjerra nga keto takime. Ne fund te ketij viti, Berisha pritet t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›