E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjyq Rames kur takohet me mua”

Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha propozon nje skeme te re per pensionet, duke i shtrire edhe opozites doren per bashkepunim. Ne seancen e fundit plenare per kete vit, kreu i qeverise tha se ne bashkepunim me Banken Boterore po punon per nje skeme te re pensionesh, te cilen ai u ofrua ta shqyrtoje se bashku me opoziten. Kreu i qeverise nuk ngurroi te “zbuloje”, duke nenqeshur edhe takimet e tij me kryetarin e opozites, Edi Rama. “Hajde ta vendosim se bashku se cfare skeme do te zgjedhim per pensionet. Se kur une ulem me kryetarin tuaj, ju i beni nje jave gjyq atij. Une jam dakord per reforme ne pensione”, tha Kryeministri, pa dhene shifra konkrete se sa do te ndihmoje kjo pensionistet, apo sa do u rriten atyre pensionet. Berisha iu pergjigj nje me nje te gjitha akuzave te nenkryetarit te Grupit socialist, Erion Brace, i cili e kish thirrur ne interpelance. “Ti bashke me ministrin e Mbrojtjes duhet te dilni ne pension, qe te provoni njehere e mire se si rrohet me te ardhurat qe ju i jepni kesaj shtrese”, tha Brace. Sipas tij, qeveria nuk mbajti premtimet qe ka bere kur erdhi ne pushtet se do te dyfishoje pensionet si per fshatin edhe qytetin.

“Nuk i rrite pensionet se ke rritur cmimet. Ne rrethinat e qytetit ka vetem liste borxhesh te banoreve. Ne kemi pensionet me te uleta se cdo vend tjeter. Premtuat dyfishim pensioni dhe i rritet vetem 10,2%”, akuzoi Brace. Por, sipas Kryeministrit, qeveria rriti me pesefish fondin per pensionet. “Ju kishit nje buxhet prej 4,1 miliarde leke per pensionistet, ndersa ne e cuam ne 19 miliarde. E mbajtem premtimin, se cmimet dhe inflacioni nuk jane rritur aq sa te cungojne pensionet. E nuk mund te japim ne pensione kompensim per energji, kur nuk e paguajne energjine”, u kunderpergjigj Kryeministri.

Ne interpelancen me Kryeministrin Berisha, nenkryetari i Grupit socialist, Brace, u ankua dhe per indiferencen e qeverise ndaj miratimit te ligjit per pensionet suplementare te ushtarakeve. Sipas tij, qeveria nuk beri asgje per kete kategori. Ne replike, kreu i qeverise Berisha tha se ne ’97-en, socialistet premtuan se do e zgjidhin problemin e tyre. “Por ju ne tete vjet nuk bete asgje. Dy muaj para zgjedhjeve te 2005-es, sollet nje projektligj teresisht elektoral qe vetem sa i shtonte nje barre te rende qytetareve”, tha Berisha. Kryeministri premtoi se nuk ka hequr dore nga ushtaraket. Perkundrazi, sipas tij, shume shpejt qeveria do te aprovoje nje projektligj, qe bazohet ne logjike per ta, duke marre parasysh edhe sugjerimet e Gjykates Kushtetuese. E per kete ceshtje, ai serish kerkoi konsensusin e opozites. Ne seancen e djeshme u debatua dhe per korrupsionin. Opozita akuzoi qeverine se nuk ka bere asgje per te luftuar kete fenomen, duke e renditur Shqiperine ne vend te trete ne bote per korrupsionin. Ndersa Kryeministri akuzoi se PS eshte partia qe mbron dhe i del avokate korrupsionit.

Sali Berisha

“Jam dakord per te votuar heqjen e imunitetit te ministrit Lulzim Basha. Po keshtu bie dakord edhe me ju qe te votohet sa me pare me nje shumice votash kufizimin e imunitetit te deputeteve. Nisme qe kerkon miratim me 3/5 e votave”.

Gramoz Ruci-PS

“I dashur Kryeministri im, nese doni ta mbroni Bashen bejeni kete politikisht, se menyre tjeter nuk ka. Ministri duhet te dale e te thote se nuk eshte me minister i Jashtem, se eshte turp qe te shkoje ne OKB keshtu, pa imunitet”.

Jozefina Topalli

“Ne keshill te gjithe me konsensus vendosem qe te veme nje standard te ri. Qe sa here prokuroria te kerkoje heqjen e imunitetit per nje deputet, ne automatikisht ta pranojme ate. Ju nuk e pranoni, por kemi dokumentet dhe filmimet per ate mbledhje”.

Petro Koci-PS

“Ne Keshillin per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, ne votuam vetem per Bashen. S’ka standard tjeter, qe flitet se sa here prokuroria te sjelle nje kerkese per heqjen e imunitetit ne Kuvend, votohet automatikisht. Procedurat duhet te jene ligjore”.

Astrit Patozi-PD

“Ne do shqyrtojme vetem heqjen e imunitetit, nuk ka shkelje te rregullores. Ju keni merak nga vendosja e nje standardi tjeter e ju hipin djerse te ftohta vetem kur e mendoni se mund t’ju hiqet imuniteti. Keni frike ndaj reagoni keshtu”.

Valentina Leskaj-PS

“Ju s’mund te kaloni akte apo vendime si te doni ju per kufizimin apo heqjen e imunitetit. Jemi mbledhur sot per nje ceshtje te caktuar, qe eshte heqja e imunitetit te ministrit Lulzim Basha. Mos dilni ne diskutime te tjera antikushtetuese”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›