E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, biznesit të huaj: Investoni në turizëm dhe energjetike

Shqipëria shënon një total prej 436 milion euro investime të huaja direkte vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Ky fakt u përcoll në konferencën ndërkombëtare mbi investimet e huaja në Shqipëri. kryeministri falenderoi përfaqësuesit e Bankës Islamike për zhvillim dhe fondit të OPEK-ut për Zhvillim ndërkombëtar për projektet e financuara në Shqipëri kryesisht në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e etj. Takimi mblodhi sëbashku të pakten 100 investitorë dhe kryeministri shfrytëzoi rastin t’u ofrojë garanci për investime.
“Jam i bindur që ju do të gjeni një vend dhe një ekonomi tërheqëse, dinamike me ritme të larta rritjeje, në një kohë krize. Ne jemi të hapur të krijojmë mjedisin sa më miqësor për investimet e huaja. Ligjet dhe potencialet tona i garantojnë plotësisht ato.”
Turizmi, është një nga fushat ku u përqendrua oferta e kryeministrit për investitorët. Pa harruar energjinë, edhe atë që prodhohet nga era, industrinë minerare etj. Kryeministri bëri publike 2 projekte të rëndësishme që pritet të realizohen së shpjeti në vendin tonë.
“Po negociojmë me qeverinë e Azerbaxhanit, atë të Turqisë dhe vendeve të tjera për realizimin e projektit të gazsjellësit të ashtuquajtuar Trans-Adriatik që kalon përmes Shqipërisë, po kështu po negociojmë me qeverinë e Katarit për impiantin e rigazifikimit në Seman.
Kryeministri përmendi dhe 6 parqet industriale dhe angazhimin e qeverisë për të ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për mbështetjen e këtyre projekteve gjigande.
“Jeni të mirëpritur të vlerësoni potencialet e mëdha që ofrojnë këto parqe industriale.”
Takimi i sotëm do të thotë besim për qeverinë dhe po aq detyrim t’ju sigurojë për gjithçka vendi ynë ofron për miqësinë dhe bashkëpunimin për çdo investitor të huaj në Shqipëri.
Presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim Ahmet Ali u ndal në zhvillimet ekonomike të vendit, domethënëse për investimet e huaja në një kohë krize botërore. Ali vlerësoi projekte të tilla si rrugën Durrës-Morinë apo korridore rrugore që lidhin Durrësin me Greqinë apo Durrësin me Maqedoninë.
“Kam rastin t’ju shpreh përgëzimet për progresin e arritur. Zoti kryeministër jemi të lumtur që ju dëgjuam juve tek folët për këto arritje të rëndësishme shoqëruar me entuziazmin për të mbështetur biznesin. Është domethënës progresi që Shqipëria ka arritur në procesin e integrimit. Rritja ekonomike ekonomike 6 % e dy viteve të fundit, rritja e investimeve të huaja janë gjithashtu tregues inkurajues. Ne do të vazhdojmë të mbështesim rritjen ekonomike të Shqipërisë sipas prioriteteve të qeverisë.
Në një linjë, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të OPEK-ut për zhvillim Sulejman al Herbish vlerësoi gatishmërinë e qeverisë për të mbështetur investitorët e huaj.
“Zoti kryeministër dëgjova fjalimin tuaj magjepsës për klimën e biznesit dhe kam frikë se do të ketë një vërshim jo vetëm investimesh në Shqipëri, por dhe për të marrë kombësinë shqiptare. Rritja ekonomike është mbresëlënëse dhe kjo falë reformave por çfarë është më e rëndësishme është se kjo rritje vazhdon dhe ky është parashikimi edhe për 2010.”
Konferenca ndërkombëtare mbi investimet e huaja në Shqipëri është një organizim disa ditor dhe i shërben qëllimit për një njohje të plotë të potencialeve që ofron vendi dhe prioriteteve të qeverisë për investime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›