Inter, një skuadër që po habit
Futbolli është një lojë por Inter e ka kthyer atë në një lojë fëmijësh. Skuadra e Murinho të paktën në kampionat po zotëron me rezultate. Në 11 javë, 9 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, totali 28 pikë. Ky Inter sipas specialistëve sportivë kujton atë të Trapattoni në sezonin 1988-89. Një furi e tillë mund ta arrijë edhe 97 pikët që siguroi ekipi i Mancini por gjithsesi atë sezon, 2006-2007 Juventus ishte në Serie B dhe rivalë direkt si Milan apo Fiorentina e nisën me penalizim. Shifrat flasin vetë edhe te hendeku që e ndan me Juve, plot 7 pikë. Këtë diferecë pikësh si Inter nuk e ka asnjë skuadër tjetër që udhëheq ligat e rëndësishme në kontinentet. Bollëk edhe te golat 28 të shënuar në këto 11 javë. Një ekip i përkryer brenda territorrit italian por Inter duhet ta bëjë këtë edhe në Europë ku ndodhet e fundit në grupin e tij.