Berisha, çel fushatën për qarkun e Durrësit
PD çeli dje zyrtarisht fushatën për qarkun e Durrësit. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u përqendrua më tepër te angazhimet e qeverisjes së ardhshme sa i takon luftës kundër korrupsionit, lehtësirat për biznesin dhe premtoi arritjen e lëvizjes së lirë.
DURRËS- Demokratët kanë çelur dje zyrtarisht fushatën për qarkun e Durrësit. Në fjalën e tij kryeministri Berisha u përqendrua më tepër te angazhimet e qeverisjes së ardhshme, përsa i takon luftës kundër korrupsionit, lehtësirat për biznesin si dhe projektet e infrastrukturës.
“Në u bëmë të besueshëm dhe e meritojmë besimin, sepse ne po ndërtojmë korridorin më të fuqishëm të rajonit, korridorin qe lidh Durrësin, Vlorën, ujërat më të rëndësishme të Ballkanit”- u shpreh kryeministri Berisha.
Më tej Berisha shtoi se “Unë jam këtu për t’u zotuar para jush se në katër vitet që do të vijnë Durrësi evropian, Shqipëria evropiane do të jetë vepra jonë e përbashkët. Në katër vite jua garantoj se për Durrësin, për Shqipërinë do të investojmë së paku 5 herë më shumë se sa është investuar katër vitet që shkuan. Së bashku le të shkojmë të votojmë në 28 qershor, të marrim pjesë të gjithë në votime”.
Berisha ka premtuar lëvizje të lirë të qytetarëve në Bashkimin Europian gjatë mandatit të dytë qeverisës në përmbushje të rrugës pas aplikimit në Bashkimin Europian. “Çdo vlerësim që ne e kemi marrë e kemi në sajë të djersës, mundit, punës tonë dhe ndihmës të miqve tanë. Katër vite më parë, ne së bashku e nisëm këtë rrugë në një kohë kur vendin e mbizotëronte krimi, në një kohë kur vendin e mbizotëronte korrupsioni, në një kohë kur Shqipërisë një fjalë të mirë askush nuk ia thoshte. Por sot ne nisim mandatin e dytë si anëtarë të NATO-s, si vend që kemi paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE dhe si vend me lëvizje të lirë”- theksoi Berisha. (a.r/news24/balkanweb)