Vrau policët,kërkon gjykim të shkurtuar, gjykata refuzon
I pandehuri Afrim Hasani, i cili akuzohet për vrasjen e 2 policëve në Kukës, kërkoi gjykim të shkurtuar, tentativë kjo për ti shpëtuar burgimit të përjetshëm, por Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzoi kërkesën e tij.
TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e autorit të vrasjes së dy policëve në qytetin e Kukësit. I pandehuri, Afrim Hasani kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, tentativë kjo për ti shpëtuar burgimit të përjetshëm, kërkesë e cila është hedhur poshtë nga gjykata.
Afrim Hasani akuzohet për vrasjen e dy policëve Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hilaj. Krimi ka ndodhur mbrëmjen e 23 marsit në Shën Mri të Kukësit, teksa autori ka hyrë në lokalin Isa Dobrushit ku ndodheshin dy efektivët dhe i ka qëlluar për vdekje me automatik.
Filli nis pasi vetë Afrim Hasani ishte konfliktuar me dy policët gjatë një kontrolli për një ngjarje më 16 mars në një lokal, ku i pandehuri së bashku me një tjetër person kishin shkaktuar rrëmujë e thyer objekte për shkaqe të pamotivuara. (e.n/News24/BalkanWeb)