E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS,Tahiri: Gërdeci, simbol i korrupsionit shtetëror

PS ka reaguar pas raportit të Amnesty International duke theksuar se tragjedia e Gërdecit është simbol i korrupsionit shtetëror. Përmes një deklarate për mediat, Tahiri deklaroi se raporti i AI përforcon shqetësimet e tyre për tragjedinë e Gërdecit.
RAPORTI 

TIRANE- Partia Socialsite reagoi sot pas raportit të Amnesty International, i cili shigjeton Shqipërinë për korrupsionin e lartë. Sipas kandidatit për deputet, Sajmir Tahiri tragjedia e Gërdecit është simbol i korrupsionit shtetëror.
“Ky raport është dëshmia e radhës se kjo qeveri është jo vetëm e dështuar por edhe simbol i korrupsionit të kthyer në sistem. Korrupsioni shtetëror, nepotizmi, abuzimi me pushtetin dhe çdo fenomen abuziv e korruptiv që ka karakterizuar mandatin qeverisës të Sali Berishës, do të marrin fund në datë 28 Qershor” deklaroi Tahiri përpara mediave.
PS akuzon Kryeministrin për mos tregimin e të vërtetës për tragjedinë e Gërdecit duke theksuar se raporti i AI përforcon shqetësimet e tyre për ngjarjen e 15 marsit të shkuar.
“Në këtë raport Amnesty International, e cilëson tragjedinë e Gërdecit si simbol i nivelit të lartë të korrupsionit shtetëror dhe ngjarje kriminale në të cilën është shkelur haptazi e drejta e jetës. Ky raport është dëshmia e radhës se kjo qeveri është jo vetëm e dështuar por edhe simbol i korrupsionit të kthyer në system” u shpreh Tahiri.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›