E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-deputetëve të PS: Vota juaj për vendin, jo mazhorancën

Kreu i qeverisë ishte thirrur sot në interpelancë nga deputeti socialist, Erion Braçe, nga ku theksuar se qeveria  ka qëllim zhvillimin ekonomik të qytetarëve shqiptarë, ndërsa iu referua rritjes së pagave dhe pensioneve gjatë qeverisjes demokratike të viteve të fundit.

Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit socialist se qeveria po privatizon asetet kombëtare, Berisha theksoi se ishte kjo qeveri, e cila i shndërroi shqiptarët në pronarë.

"Ne nuk kemi arritur më të përsosurën, por me programin dhe përpjekjen tonë i shndërruam qytetarët shqiptarë në pronarë dhe vendosëm në pronësinë e tyre Shqipërinë", tha Berisha.  Kryeministri nënvizoi se kjo mazhorancë me reformat e saj solli tek shqiptarët një stabilitet makroekonomik, duke i dhënë vendit një rritje dy shifrore. 

"Ishte kjo mazhorancë, e cila do ta sillte ekonominë shqiptare, nga një ekonomi tërësisht e falimentuar, me një inflacion treshifror dhe një deficit buxhetor, në një ekonomi me stabilitet, duke i hapur rrugë rritjes dyshifrore të vendit", u shpreh Berisha. /Start/

                                                                                             2011-09-29 18:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›