E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Marrëdhëniet me Berishën të “ngrira”

Sipas tij, që prej asaj date, marrëdhëniet me kryeministrin e vendit janë të ngrira. Presidenti ka përmendur reagimin e kryeministrit Berisha më 27 janar kur kishte ftuar gardistët për t’i falënderuar për mbrojtjen e selisë së kryeministrisë.

Në atë kohë, Berisha sulmoi presidentin, kryeprokuroren dhe kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror se qëndronin pas puçit ndaj shtetit. “Deklaratat ishin një humbje e kontrollit dhe mungesë totale e etikës qytetare. Duhet të mëshirosh kur ka një humbje kontrolli. Unë jam mësuar me politikën: një ditë lavdërohesh dhe ditën tjetër je tradhtar”, tha Topi në Top-Story.

Për sa i përket marrëdhënieve me kreun e Partisë Socialiste, Topi tha se ato janë institucionale. “Kam pasur marrëdhënie të karakterit institucional. Takimet tona kanë qenë publike kur kam qenë President. Cdo takim i këtij niveli duhet të jetë transparent për publikun. Sa herë që jam takuar me Edi Ramën kanë qenë takime të pasqyruara nga zyra e shtypit”, tha Topi./Start/

                                                                                             2011-09-30 08:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›