E Diel, 1 Nëntor 2026

Artë, kapet drogë nga Shqipëria. Në kërkim 1 grek

Plot 113 kg e 635 gram lende narkotike e llojit “cannabis sattiva”, jane kapur nga policia greke, pak pasi kishin kaluar kufirin shqiptaro-grek. Operacioni eshte zhvilluar vone ne periferi te qytetit te Artes, zone prane kufirit shqiptaro-grek. Policia kufitare e Artes, eshte vene ne ndjekje te nje automjeti te dyshimte, i cili pas thirrjes per te ndaluar, ka shtuar shpejtesine. Drejtuesi e ka braktisur mjetin ne vendin e quajtur, Amfithea ne Arte. Nga kontrolli i ushtruar brenda automejtit, u zbuluan 5 canta te medha sportive, brenda te cilave ndodheshin 64 pako me 113 kg e 635 gram hashash. Brenda mjetit eshte gjetur edhe dokuementacioni i drejtuesit, pikerisht i nje 48 vjecari grek, i cili eshte shpallur ne kerkim. Sipas policise, ai dyshohet se e ka marre drogen ne kufirin shqiptaro-grek, nga shtetas shqiptare dhe me pas do ta transportonte drejt Athines. Gjate 9 mujave te pare te vititi, nga policia e Artes, Igumenices dhe Korfuzit, jane kapur rreth 2.3 ton hashash, qe kishte kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-grek, nga zona kufitare qe lidh Saranden me keto vende. Shpresa Dine

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›