E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Basha ne Sofren Tiranase

Për të pesëmbëdhjetin vit Shoqata “Tirana” organizon “Sofrën Tiranase”.
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha e ka cilësuar Tiranën si qytetin magjik që ka bërë realitet ëndrrat dhe dëshirat e shqiptarëve nga qytete të ndryshme. 
“Vijnë dibranë e vijnë korçarë, vijnë vlonjatë e vijnë shkodranë, vijnë elbasanllinj, kavajas edhe durrsakë dhe pasi vijnë, të gjithë thonë “jemi tiranas”. Dhe tiranas janë, ata që zgjedhin këtë qytet të magjishëm, shpresën e kombit tonë, ëndrrën për një jetë më të mirë, por sonte mirënjohja nuk i takon as Bashkisë, as qeverisë, z.Kryeministër, as ndonjë faktori tjetër, por u takon atyre pa të cilët, të gjithë këta qytetarë nuk do të mund t’i thonin dot vetes “tiranas”, u takon “tiranasve, dem baba dem”, autoktonëve të këtij qyteti!”- tha Basha.

Ndërsa për kryeministrin Berisha Tirana është ëndrra e kombit
“Tirana është ëndrra e kombit. Tirana është zemra e kombit, është mendja e tij, ndaj dhe unë përulem me nderimin më të madh para jush. Sot këtu nuk jemi në një takim partiak, por veçse kurrë nuk mund të le pa përmendur një moment të historisë sonë. Momentin e zgjedhjeve të ‘91 ku ju qytetarët autoktonë të Tiranës, përmbysët diktaturën e fundit në Evropë, në mbështetje të forcës politike. Ajo ishte një votë historike, votë për të cilën shqiptarët do t’ju jenë mirënjohës përjetë” - u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha dhe kryebashkiaku Basha shprehen angazhimin ta kthejnë Tiranën në një prej qendrave më moderne në Ballkan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›