Ministri Imami takon Ciriellin, diskutohet për bashkëpunimin
FA të Italisë ndihmë në transformimin dhe modernizimin e FA shqiptare
Ndihma që Forcat e Armatosura të Italisë kanë dhënë për transformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, dhe bashkëpunimi midis trupave tona paqeruajtëse në misionin në Afganistan, kanë qenë tema kryesore e bisedimeve mes ministrit të Mbrojtjes Arben Imami me kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes së Dhomës së Deputetëve të Italisë, z. Edmund Cirielli.
Sipas njoftimit të ministrisë së mbrojtjes, Imami e ka quajtur tejet të rëndësishëm bashkëpunimin midis FA Italiane dhe FA Shiptare, për ngritjen dhe modernizimin e Policinë Ushtarake, për të cilën mirëpresim forcimin e këtij bashkëpunimi.
Ne jemi dy popuj miq, ka theksuar z. Cirielli, dhe këtë e ka forcuar akoma dhe më shumë fakti që në Itali jetojnë dhe punojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Cirielli është ndalur në fushën e bashkëpunimit ushtarak, sidomos në ngritjen e një batalioni të këmbësorisë së motorizuar, në nevojën e një bashkëpunimi në fushën e industrisë ushtarake. Më pas biseda ka vijuar edhe për mjaft çështje të tjera me interes të përbashkët.