Krimi trondit kryeqytetin- Vritet 30-vjeçari me armë zjarri, plagoset një tjetër
Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.
Sipas Policisë, viktima quhet Igli Aliu rreth të 30-ave, ndërsa i plagosuri Sokol Andrea 42 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i ish stacionit të fundit të Tiranës së Re, ku një person ka qëlluar me armë zjarri drejt viktimës, por nuk dihet ende nëse Sokol Andrea ka qenë kalimtar apo i shoqëruar me viktimën.
Të dy personat janë shoqëruar me ambulancë drejt Spitalit Ushtarak por 30 vjeçari ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa i plagosuri, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nga të dhënat paraprake mësohet se është bërë i mundur identifikimi i autorit, të cilit i bëhen të ditura vetëm inicialet A. N nga policia e kryeqytetit.
Tashmë patrullat e policisë janë shpërndarë në terren për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, kapjen dhe arrestimin e tij. Kanë qenë dy dëshmitarë të cilët kanë dhënë informacionet e para për autorin dhe mekanizmin e ngjarjes.
Nga informacionet epolicisë, thuhet se autori është larguar me një automjëet në drejtim të ish Parkut të autobusave në një rrugë dytësore. Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve të saj.
/IDEA/