E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundon Festivali i Filmit ne Venecia, “Sacro Gra” shpallet fitues i “Luanit te Arte”

Nen nje atmosfere te jashtezakonshme eshte mbyllur mbremjen e se shtunes edicioni i 70-te i Festivalit te Filmit te Venecias. “Sacro Gra”, nje dokumentar qe flet mbi jeten e njerezve te thjeshte qe jetojne ne nje rruge qe rrethon Romen eshte shpallur mbremjen e se shtunes edhe fitues i “Luanit te Arte” ne Festivalin e Venecias. E ne fakt eshte kjo hera e pare ne 15 vjet qe fitues shpallet nje film italian dhe hera e pare ne historine e festivalit qe kete trofe e merr nje dokumentar. "Sacro Gra" rrefen historine e nje grupi njerezish, mes te cileve nje shkencetar qe merret me pemet, nje shofer ambulance, nje peshkatar ngjalash dhe nje intelektual, te cilit fati nuk i buzeqesh dhe eshte i detyruar te jetoje ne nje apartament shume te vogel me vajzene tij. Sipas regjisorit Gianfranco Rossi, filmi i tij ka edhe drame ne te. Realiteti sipas tij kthehet ne drame ne raste te caktuara. Kjo ka qene ne fakt edhe nje tematike, e cila ka karakterizuar shumicen e filmave ne festival kete vit, sipas drejtorit te tij, Alberto Barbera. Ai ka pohuar se perzgjedhja e filmave ne gare, mbase edhe per shkak te krizes ekonomike qe ka pushtuar Boten, ka patur me se tepermi histori, te cilat pasqyrojne nje realitet te erret dhe te dhunshem. Greku Alexandros Avranas, me filmin e tij “Miss Violence”, fitoi “Luanin e Argjendte” si regjisori me i mire. Edhe cmimi per aktorin me te mire i shkoi nje aktori ne “Miss Violence”. Themis Panou e fitoi ate me performancen e tij te nje babai abuziv. Ndersa si aktorja me e mire u vleresua Elena Cotta nga Italia per rolin e saj ne filmin “Via Castellana Bandiera” te drejtuar nga Emma Dante. Fitues te tjere kane qene regjisori Tsai Ming-Liang me filmin e tij “Stray Dogs”, i cili mori cmimin e madh te jurise dhe drama britanike “Philomena” qe u vleresua per skenarin me te mire. Festivali i Filmit ne Venecia startoi me 28 gusht me premieren e filmit “Gravity” me George Clooneyn dhe Sandra Bullockun ne rolet kryesore (qe ishte jashte konkurrence), ndersa u mbyll ne filmin projektues “Amazonia” te Thierry Ragobert.

Cmimet e Festivalit te Filmit te Venecias

Filmi dokumentar italian, “Sacro Gra”, i regjisorit Gianfranco Rosi, fitues i “Luanit te Arte:.

“Luani i Argjendte”, regjisori grek, Alexandros Avranas me filmin “Miss Violence”.

“Aktori me i mire”, u shpall greku, Temis Panou (“Miss Violence”).

“Aktorja me e mire”, u shpall italiania, Elena Kota (“Via Castellana Bandiera”).

“Cmimi i madh i Jurise”, Tsai Ming-Liang me filmin e tij “Stray Dogs”.

“Skenari me i mire”, drama britanike “Philomena”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›