Berisha dhe Rama "pajtohen" për Elhaidën

Këngëtarja e talentuar shkodrane Elhaida Dani ka arritur të dalë e para në spektaklin “The Voice of Italy’. Elhaida arriti të marrë plot 71.7 për qind të votave të publikut pas performacave të shkëlqyera që ajo paraqiti gjatë mbrëmjes finale.
Per kete sukes, ate e ka uruar edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha nepërmjet rrjetit social "Facebook", duke shkruar se "këngëtarja e talentuar Elhaida Dani arriti një sukses të shkëlqyer. Këngëtarja shkodrane ngadhnjeu, zuri vendin e parë në "Voice of Italy", konkursin e talenteve më të mira të Italisë”.
Berisha shprehet në mesazhin e urimit që "le të urojmë përzemërsisht të gjithë së bashku Elhaidën për suksesin e saj spektakolar".
Ndërkohë, edhe kreu i PS-së, Edi Rama nuk ka harruar të shprehë emocionet e tij për triumfin e 19-vjeçares shqiptare në Itali.
“Elhaida Dani një yll që shkëlqen mrekullisht duke rrezatuar forcën e talentit të një kombi. Urime me shpirt dhe faleminderit me mirënjohje, transmeton BW te kete shkruar Rama në "Twitter”. /Indeksonline/