Publikohen fotografitë ku u qëllua modelja

Rikthehet në qendër të vëmendjes ylli paraolimpik Oscar Pistorius, i cili ka pranuar vrasjen (sipas tij aksidentale) e të dashurës së tij, modeles Reeva Steenkamp.
Fotografi dramatike që tregojnë atë çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së kampionit paraolimpik, janë bërë publike. Pamjet tregojnë gjakun në banjë, vendi i krimit, ku edhe u qëllua Steenkamp.
Kjo është hera e parë qe bëhen publike këto fotografi. Oscar qëlloi me armë të dashurën e tij më 14 shkurt të këtij viti. Ai ka thënë para gjykatës se kishte shkuar në banjo i armatosur pasi kishte dëgjuar një zhurmë. I trembur, ai ka qëlluar menjëherë mbi trupin e të dashurës së tij./Indeksonline/