Elsa zëvendëson Tunën?

Këngëtarja Elsa Lila, e cila tani jeton në Madagaskar, me bashkëshortin dhe vajzën e saj Evita, duket se do t’i kthehet sërish Shqipërisë.
Ajo është në bisedime e sipër për të qenë pjesë e jurisë kryesore në sezonin e ri të “X Factor Albania”.
Kontrata ende nuk është finalizuar, por sipas “Albaniac” këngëtarja ka qenë në Tiranë ku ka biseduar me Vera Grabockën.
Kjo është vlerësuar si një lëvizje shumë e zgjedhur, pasi Elsa është një figureë e pëlqyer për publikun shqiptar e cila nuk është konsumuar sa pjesa tjetër e artistëve të estradës Shqiptare, këto vitet e fundit.
Ndërkohë ende nuk dihet se kë do të zëvendësojë Elsa, por supozohet që do të jetë Tuna. Këngëtarja shkupjane kishte deklaruar vetë se nuk do të marrë pjesë në këtë edicion të X Factor, megjithëse ka marrë pjesë ne auicionet e para. /Indeksonline/