E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Shemsi Premci

Ne Shqiperi mungojne ekspertet e asaj qe quhet body language. Shume emisione televizive ne bote sidomos ne kohe fushatash e kane ate nje rubrike te vecante. Thirren gjithmone eksperte ne studio u tregohen pamje filmike te lidereve ne fushate duke ua hequr zerin dhe ata te shpjegojne koshiencen e lidereve pa ua degjuar fjalet.

Ka disa dite qe Partia Demokratike dhe vete Berisha eshte angazhuar ne Tirane por dhe ne rrethe te flase per nje fushate te qete ku nuk do te fyejne kundershtarin ku nuk do te kete sulme personale... etj. Me sa duket kane humbur disa ore kohe me ekspertet amerikane qe paguajne per fushate.

Por puna nuk eshte cfare do te thuash por cfare thua. Merrini te gjitha pamjet filmike te Berishes ne Vlore Pogradec Librazhd Lac kudo qe ka qene keto dite. Ai eshte ne fytyre me i irrituar se kurre 20 vitet e fundit. Ka nje egersi te shfrenuar ne fytyre dhe gjeste te cilave nese i lejon ekspertet e body language te ndertojne tekstin jane nje horror i vertete.

Dora e tij kercenuese ne drejtim te turmes duke folur per kundershtarin ngjan sikur do ta shaje ate me nene babe e ci permban pragu sic thone vlonjatet. Fytyra e tij e egersuar dhe skuqur nga urrejtja te kall daten. Gjestet e tij nervoze shoqeron skuqjen e cdo pjese te zbuluar te trupit nga elektrizimi prej fjalorit te tij. Nese lexon pastaj fjalet qe te dergon te zbardhura zedhenesja e tij meson se ai paska folur kunder fjalorit agresiv ne fushate dhe ka thene qe nuk do ta sulmoje kundershtarin.

E gjitha eshte shume qesharake. Problemi i vetem qe ka kjo fushate eshte agresiviteti real i Berishes dhe dhuna qe ai ka nisur te ushtroje zyrtarisht kunder opozites. Ende pa filluar fushata kemi se paku 5 incidente te dhunshme deri me arme. Dje e gjitha kjo ka kulmuar me Shemsi Premcin. Oficeri i larte i policise nje mbeshtetes i pakundershtueshem i Partise Demokratike qe eshte komandant i RENEA-s ka bere nje gjest qe do te mbahet mend gjate.

Ka kallezuar ne prokurori zevendesministrin e Brendshem Avenir Peka nje figurine qesharake e vendosur aty per ta perdorur si koke turku dhe per te prodhuar alibine e dhunes ne mungese te nje ministri zyrtar. Pas 21 janarit segmentet politike te policise po behen perdite e me agresive dhe po merr fund tradita e mire e mezikrijuar pas vitit 2001 qysh kur se Ilir Meta perdori per here te fundit policine ne zgjedhje.

Prej atehere policia ka qendruar larg zgjedhjeve. Agresiviteti i Berishes duket se po e perfshin policine me shpejtesi ne spiralen e dhunes se fushates elektorale. Komunat rreth Tiranes po shnderrohen ne arena lufte mes militanteve te PD-se mbeshtetur nga policia dhe mbeshtetesve te opozites. Ne Tirane po ashtu. Ne shenje frikesimi te kundershtareve Lulezim Basha paska marre nje polic qe ka qene drejtor ne Elbasan ne vitin 2009 kur Basha kandidonte atje dhe e ka sjelle ne Tirane si njeri qe di si te nderhyje ne fushate elektorale.

Berisha me nje fytyre te vrerosur dhe nje agresivitet te frikshem po shetit tribune me tribune duke uleritur per paqe me qellim qe te mbuloje zhurmat e verteta te dhunes qe po ka nisur te ushtroje. Ulerimat e tij per paqe jane ne te vertete sirenat reale te alarmit per luften qe ai po ndjell. Boshlleku ne te cilin ai kerkon te mbjelle paqen me fjale eshte nje humnere pa fund ku fjalet jehojne por nuk gjejne kurre truall ku te mbeshteten.

Berisha ka marre persiper dicka qe nuk e ben dot. Ka marre persiper te flase tribunave per paqe nderkohe qe po ndjell luften ne rruge. Shikoni vetem nje minute egersine ne fytyren e tij per te kuptuar sa pak sekonda eshte i qete ne 24 ore. Shikoni si uleret si kercenon dhe si hesht si fije e barit kur nje nga drejtuesit profesioniste te policise e denoncon se po tenton te perdore policine kunder popullit. Ulerimat e tij per paqe ketu jane te teperta.

Ai e la vendin formalisht pa Minister te Brendshem me qellim qe te ishte vete i tille gjate fushates. Urdhri i tij makaber per te perdorur forcat RENEA kunder qytetareve po rikthen me shpejtesi filmin mbrapa kur ai shkaterroi policine dhe ushtrine nga deshira per ti vene ne sherbim te pushtetit te tij politik. Pas kesaj kerkesa e opozites per largimin e Pekes ska kuptim. Njeriu qe ka urdheruar policine eshte Sali Berisha.

Pa mbeshtetjen e tij pa ulerimat e tij ne telefonin e Avenir Pekes ky i fundit as do te kish guxuar ta formonte me mendje numrin e telefonit te Shemsi Prencit. Ai eshte njeriu qe po nxjerr konfliktin ne rruge po zbraz friken e tij shesheve te Shqiperise dhe po rrethon Tiranen me vatra zjarri. Po i ben te gjitha keto me vetedije dhe po uleret per paqe. Dhe nga keto ulerima nuk shpeton dot dhe nese ul zerin e televizorit.
Fytyra e tij uleret me shume.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›