E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paradoksi i madh i nje libri interesant

Sapo e kam mbaruar se lexuari librin e fundit te Kongolit Iluzione ne sirtar.
Gjithnje ne rastet kur eshte fjala per te gjykuar njeriun te shkrimtari me shkon mendja te them se arti eshte i persosur e njeriu jo. Natyrisht qe kur gabimet nuk jane thjesht gabime por faje shprehja e mesiperme nuk perligj shume.

Nga ana tjeter ne nje shoqeri ku madje ata qe kane pergjegjesi shume te renda nuk i ndiejne keto as si brenge qe tu nxije jeten e as si barre qe tu rendoje ne ndergjegje dhe prandaj nuk marrin mundimin te kerkojne falje eshte nje lehtesim per nje shoqeri njerezore kur del dikush dhe me sinqeritet e me guxim e ben kete gje.

Katarsisi qe ben Fatos Kongoli na lehteson pak te gjitheve nga nje peshe. Nga pesha e pershtypjes se skane mbetur burra ne kete vend se morali eshte kthyer kokeposhte se po u ngjajme me shume atyre qenieve te mjera njerezore te Suiftit jahuve sesa huinhenmeve kuajve te tij fisnike...

Prandaj rrefimi qe ben shkrimtari duhet vleresuar si nje shembull shume i cmuar.
Autori sic e thote edhe vete e ka shkruar kete liber per te vene rregull ne jeten e vet e ne krijimtarine e vet. Dhe eshte nga veprat me terheqese e me te mira te tij.

Te ben pershtypje te vecante veshtrimi i qarte me te cilin sheh vetveten saktesia dhe bukuria e shprehjes se mendimeve perpjekja e vazhdueshme per te kuptuar veten e te tjeret zbulime te vertetash nepermjet ndricimesh te befta te mendjes. Nje nga keto zbulime te hidhura tronditese eshte zhgenjimi prej tribunave e tribunareve ne mitingun e 12 dhjetorit 1990.

Por gjithe cvjen pas ketij casti te detyron te besh pyetjen nese autori pas ketij zhgenjimi te madh a ka vazhduar ti qendroje besnik synimit te tij fillestar per te vene rregull ne jeten e vet Ne kete rrekje mos dicka e ka detyruar te shmanget nga ciltersia e dikurshme

Ne keta 20 vjet qe nga permbysja e sistemit komunist kane ndodhur ngjarje qe te bejne te mendohesh thelle e te vuash thelle. Per fat te keq ne liber te gjitha keto kalohen me disa konsiderata te pergjithshme.

Per fat te keq te lind dyshimi se ajo anesia e marre qysh ne fillim te ndryshimeve demokratike e cila i qendron e pandryshuar edhe sot e frenon te shprehet lirisht. Dhe ky eshte paradoksi i madh i ketij libri kaq interesant. Nga nje ane guxim per te rrefyer fajin e bere ne nje kohe plot frike e tmerr nga ana tjeter stepje per te gjykuar objektivisht ne kohe lirie.

Permbledhje
Por gjithe cvjen pas ketij casti te detyron te besh pyetjen nese autori pas ketij zhgenjimi te madh a ka vazhduar ti qendroje besnik synimit te tij fillestar per te vene rregull ne jeten e vet Ne kete rrekje mos dicka e ka detyruar te shmanget nga ciltersia e dikurshme


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›