Lufta e vogel e perkore

Nga puna disavjecare kerkimore ne terren deshmite nga gra te dhunuara ne luften e fundit rezultoi Lufta e vogel e perkore roman dokumentar i Elvira Donesit qe sot hidhet ne qarkullim ne Itali nga Einaudi.
Romani eshte pajisur me parathenie te shkruar nga Roberto Saviano autori i Gomorres. Shekulli po e boton nje fragment te opinionit te tij i cili qysh ne fillim e cliron lexuesin se pari nga nje paragjykim per vepra ku autori nuk mund te jete i njeanshem.
Se paku Saviano si nje nga lexuesit e pare te ketij romani dhe si shkrimtar politik na garanton se nuk ka te Lufta asnje simpati per luftetaret shqiptare qe u vendosen ne front ndaj ushtrise serbe per pastrimin etnik te Miloshevicit. Nuk ka shume pyetje dyshime e hetime per origjinen e UK-se dhe aktivitetin e saj.
Autorja eshte shkrimtare shqiptare qe jeton ne Shtetet e Bashkuara dhe prej pak vitesh librat i shkruan italisht gjuha e saj e adoptuar. Keshtu qe si shqiptare merret me mend qe ndaj 78 diteve te bombardimit mbi Kosove e Serbi interesi i saj nuk ishte thjesht profesional.
Dones sic na ben te ditur ajo me rastin e daljes se drite te romani ndoshta i pari i ketij lloji ne boten shqiptare ka bere nje kthim te formula e shkrimit te nje non-fictional novel Duke mos dashur te shkruaja nje reportazh lufte e njekohesisht duke besuar se shpesh letersia eshte me depertuese ngaqe kthen ne fiksion masat e te perndjekurve te te masakruarve te shifrave u jep atyre fytyra emra te pervecem shifrat masat jo rralle behen gati te paperfillshme ne cektesinee botes qe veshtron nga jashte nuk pati dyshim tek une se dosjete e grumbulluar mbi luften e Kosoves si edhe shkuarja ne terren per te mbledhur deshmite e miqve kosovare te njerezve te panjohur te kujtdo qe do te ishte i gatshem te me besonte qofte edhe nje arne sado te vogel te asaj lufte ishte menyra me e volitshme qe me shume me pershtatej.
E kishte perdorur kete metode per Yjet nuk vishen keshtu roman per femren shqiptare ne Perendim. E tani fati i gruas ne Kosove ne mars-qershor 1999 ne Prishtine.
U projektua kjo histori dhjetorin e pare te pasluftes kur autorja kishte zbritur ne Prishtine e ftuar nga nje shoqate per gruan per disa takime mbi librin Yjet nuk vishen keshtu.
Kujton Ato gra sapo kishin kaluar ate qe kishin kaluar e me ftonin mua me te paktat para qe kishin asokohe ne dore per aktivitete te tilla nga Perendimi. Me bujten ne Hotel Grand e ku tjeter atehere Ishte dhjetori i pare i pasluftes. Nga dritarja e katit te peste - dhoma ishte nje drejtkendesh i zymte me njolla gjaku te ngrire ne moketin e vjeter e tryezen e fiksuar ne dysheme ne menyre te cuditshme nga ajo dhome shiheshin menxyrat e djegieve atjejashte.
Nuk ishte aspak e veshtire te imagjinoja kisha lene pas ne shtepi nje arkiv te tere gazetash te ndare me data ore tituj te gazetave me te medha mes Europes e Amerikes mbi gjithcka kish ndodhur. Por zbritja ne Prishtine ate dimer ishte thjesht makthi qe prekej me dore sepse fryma e asaj dhembjeje ishte ne cdo fytyre njeriu ne cdo cep rruge ne cdo njolle te perthare.
Takimet qe zhvilluam ne shtepite e aktivisteve te grave te shoqates te pedagogeve e mesueseve te Prishtines ishin mesimi me i thelle e dinjitoz qe kam marre ne jete. Nuk i degjova kurre ato gra nena si une vajza te reja e me pak te reja te mburreshin te theksonin me force ti jepnin vetes kushedi cmerite.
U kthye disa here per kerkime ne Prishtine Gjakove Mitrovice Drenice Peje.
Shkrimtarja na pershkruan nje skene ne nje nga keto rikthimet ne keto vende Ne nje nate thellimi mpires kater vite pas luftes ulur kurrizmurit ne shiltete e shtepise se nje te veje kosovare te perdhunuar oda e mbushur me dhimbje e hije grash te fshatit qe erdhen te me besonin historite e tyre nuk bera tjeter vec ngulcova sebrendshmi.
Nuk duhej te qaja para tyre pasi ato gra ishin esenciale flisnin nen ze kontrollonin dhimbjen me nje dinjitet e bukuri te ngjashem me te tjera dhembje qe kisha hasur me pare ne cepat te tjere te martirizuar te botes. Ato rrefenin e e vetmja fjale qe me godiste trurin e mishin e shpirtit ishte as ne shqip por ne italisht. Mbllacisja mesveti fjalen Madreterra. Madreterra. Ato gra ishin te gjitha Toka Ame...
Ne kete kuptim ky liber me titull ironik nuk e ka fjalen as per ndonje lufte te vogel e aq me pak te perkore. Lufta e grave e quan Roberto Saviano kete roman te vogel ku ne 180 faqe nderthuren me origjinalitet dhe urtesi dy temat narrative - rrethimi dhe kthimi - qe kane ushqyer letersine qe nga kohet e Homerit.
Autorja e prezanton librin ne Itali ne periudhen 9-22 maj ne disa qytete Gjenove Milano Rome dhe ne Panairin e Librit ne Torino nje nga panairet e rendesishem per letersine italiane dhe me gjere qe zhvillohet ne qershor.
Pas Feltrinellit shtepia botuese me te cilen Dones ka botuar Yjet nuk vishen keshtu dhe Hana vjen ky bashkepunim me Einaudin nje shtepi prestigjioze botuese ne Torino. Einaudi ka botuar edhe dy shkrimtare shqiptare qe shkruajne ne gjuhen italiane Ornela Vorpsi dhe Anilda Ibrahimi.
Nese Piccola guerra perfetta do te vije ne shqip Elvira thote se libri do te kete nevoje per te pakten nje miell gegnishtjeje te cilen une vete nuk mund ta beja.
Romani
Piccola guerra perfetta i Elvira Dones
Botues Einaudi
Kolana Einaudi. Stile libero big
180 faqe mimi 17.00
Data e botimit Prill 2011
Piccola guerra perfetta nisi nga Nato nga qielli i Kosoves me 24 mars 1999 dhe mori fund me 12 qershor. Duhej te ishte e vogel dhe e persosur sepse sic ishte premtuar as edhe nje ushtar amerikan nuk do te kthehej ne shtepi qofte edhe i plagosur. Por pare nga toka ishte krejt tjeter gje.
Ky roman i bazuar ne deshmite e grave kosovare qe provuan ne ato 78 dite dhunen e ushtareve serbe ndalet ne tri personazhe te rrethuara ne shtepine e tyre ne Prishtine. Rea Mita dhe Hana ndjekin nje odise drejt lirise ose drejt nje fundi me i keq se vdekja i dy femijeve 13-vjecares se bukur Blerime qe kur te rritet do te studioje Poe si tezja e saj dhe 15-vjecarit Fatmir.
Lufta e grave
Roberto Saviano
...Per here te pare zbrita ne aeroportin e Prishtines ne dhjetor 1999 - shkruan Elvira Dones ne nje shenim ne fund te romanit - gjashte muaj pasi lufta kishte mbaruar. Pas atij udhetimi do te kthehesha prape disa here. Nuk do ta kisha shkruar kurre Luften e vogel te perkore pa deshmite e atyre qe e kishin vuajtur dhe jetuar luften. Megjithate autorja menjehere e vendosur deklaron Ky eshte roman jo ese historike.
Dhe ka te drejte sepse deshmite tronditese te grave kosovare prova qe ajo i ka kerkuar me zell e per nje kohe te gjate nuk kane mbetur dokument. Ato tani ulerijne. Per vite e vite pune deshmite dokumentare te nje dhune te zgjatur e te eger qe si te gjitha dhunat kishte per qellim te mbetej padrejtesi e plote dhe pa sherim pa deshmitare u bene ai kendveshtrim nga i cili u ndertua u pershtat romani i saj.
shte krejt e padobishme te kerkosh nga nje roman qe te jete i paanshem dhe nuk e ka per te detyre per sa kohe shkrimtarja eshte shume e vemendshme qe te mbledhe cdo gjurme te mundshme njerezore ne ferr edhe nga ana serbe. Por objekt i dhunes se papare jane grate shqiptare protagoniste dhe ky eshte romani i tyre. I tyre por ne emer te cdo gruaje e te cdo njeriu te cdo viktime e te cdo vuajtje pertej cdo padrejtesie tokesore.
Nese Dispacci te Michael Herr per te cilin kam shkruar eshte nje roman lufte nje roman ku stili eshte letrar por lenda eshte realiteti dhe metoda eshte nje kerkim qe eshte bere me sy ndjesi te dhena perceptime ku ai qe shkruan eshte syri njerezor Lufta e vogel e perkore ben nje hap me tej pikerisht pse eshte kaq i pranishem kendveshtrimi femeror e nepermjet tij edhe ai i viktimave.
Nuk eshte nje roman per luften kjo eshte lufta. Vete Michael Herr ka shkruar se qe ta tregosh luften ashtu sic ka ndodhur vertet do te thote te shkaterrosh cdo argument qe ka shkaktuar konfliktin dhe te shenosh kufirin ku njeriu e humbet aftesine e te qenit njeri. Piccola guerra perfetta e Elvira Dones e merr per te mireqene kete supozim dhe prej andej niset.
Per ti treguar botes mbare qe nga kendveshtrimi i atij per te cilin lufta dhe dhuna jane absolutisht te padeshiruara i atij qe nuk ka marre pjese ne projektin per te shpikur asgjesimin dhe per te bere qe njeriu te mos jete me njeri por menjehere nga kjo pikepamje e ulet minimumi edhe e diskutueshme te behet shkrim gjithcka mund te shfaqet mund te duket me nje drite te shnderitshme te kthjellet dhe shpetimi paradoksal.
Prandaj i dhuroj Elvira Donesit keto fjale nga shenimet e mrekullueshme te luftes te quajtura Fogli dHypos te cilat kapiteni Aleksander - emri i luftes i Ren Char-it - i shkruante gjate Rezistences e qe do ti zbulonin Frances shtatin e tij letrar.
Nuk i perkasim askujt vec burimit te arte te asaj drite te panjohur per ne te paarritshme nga ne ku mbruhet qellimi kuraja dhe heshtja.
Kujtese/ Fundi i luftes
13 mije civile shqiptare te vrare
20 mije gra te dhunuara nga ushtarake dhe sidomos milice serbe
1. 000. 000 shqiptare te Kosoves merguan drejt Shqiperise per ti shpetuar genocidit