Berisha dhe vesi i pandryshuar
Koalicioni i së majtës bëri pagëzimin e zjarrit me një disfatë të pritshme të një beteje, të cilën e kanë ditur që nuk kishin numra ta fi tonin. Berisha riekuilibroi Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, duke shuar shpresat e atyre ndërkombëtarëve që shpresonin në zgjedhje të pakontrolluara nga Berisha, apo ndonjë iluzion të opozitës. Anëtarin e LSI-së në komision, ia kaloi një partie besnike, praktikisht seksion i PD-së, siç është Partia Republikane. Nëse do t’i kishte marrë përfaqësuesin PBDNJ-së dhe t’ia kalonte LSI-së dhe atë të LSI-së ta jepte për Idrizin, atëherë beteja mund të quhet e panjollë. Por nuk ishte drejtësia, qëllimi kësaj sipërmarrjeje.
Nga këndvështrimi i jurisprudencës, heqja e anëtarit të propozuar nga LSI-ja ishte shkelje. Këtë e kuptoi Berisha, ndaj në një hap të dytë, ndërroi përqasje në arritjen e qëllimit, duke kërkuar shkarkimin e Muhos për shkelje në të shkuarën e tij. Pasioni i Berishës për të pasur dosje është një hobi që e ka shpërblyer jo pak herë.
Pas seancës së 15 prillit, Ilir Meta është po aty ku ka qënë pas grevës së urisë të 2008-ës: me të njëjtin Kod Zgjedhor dhe pa përfaqësues të tij në KQZ dhe komisionet zonale. Teorikisht është rishtas në mëshirën e aleatit të madh. Por praktikisht kushtet kanë ndryshuar, sepse aleati i madh është i bindur se pa Ilir Metën nuk fiton dot, dhe nëse socialistët do ta braktisnin sërish LSI-në, do merrnin damkën e pabesisë dhe paqëndrueshmërisë në koalicione, pa rifituar kauzën e idealizmit.
Heqja e përfaqësuesit të LSI-së nga KQZ ka brenda elementë diversioni në radhët e opozitarëve. Veprimi i Berishës ishte i tillë. I tregoi Metës se me të fiton, siç fituan Kadeli, Islami dhe Dogjani, që morën premtimin publik se do jenë në listat fituese të PD-së. Këta të fundit do t’i bënin një nder publikut nëse i shpjegonin pse gjithmonë për inat të vjehrrës duhet të flesh me mullixhinë, dhe asnjëherë të mos përpiqesh të sqarosh punët me vjehrrën.
Sa i takon Metës, nga mbrëmja e 15 prillit, duket sikur është peng i luajalitetit të socialistëve dhe pa kontroll direkt në një proces zgjedhor. Por pozicionimi i tij në krah të Ramës ngjan i pandryshueshëm, të paktën deri në 23 qershor. Po merr deputetë më shumë nga sa mund t’i jepte Berisha dhe nuk është çudi që në shenjë garancie të mirëbesimit, t’u kërkojë socialistëve t’i lënë një nga dy komisionerët që i takojnë me ligj partisë më të madhe opozitare. Në mos në rrugë ligjore, praktikisht në terren. Pas kësaj, mbetet që prania e LSI-së në koalicion të vërtetojë se aritmetika karteziane është e njëjtë me atë elektorale dhe mund të japë fitoren. Pasi deri më tani, votat e saj nuk kanë vlejtur ta çojnë vendin me qeveri teknike në zgjedhje, as të sigurojë kontrollin e komisioneve. Nga pikëpamja elektorale deri tani LSI ka dëshmuar se është në gjendje të lerë socialistët në opozitë, por jo të rrëzojë Berishën nga pushteti.
Nata e 15 prillit ishte dëshmia e fundit në radhë, se kundërshtari që ka përballë e majta nuk ka ndërmend që ta lëshojë pushtetin apo lerë pas dore ndonjë detaj që i vështirëson manipulimin e tyre në rast se i rrezikohet pushteti. Nuk i vlen kalimi i Metës majtas si garanci se nuk do përndiqej personalisht për zullumet e bëra dhe as sigurimet publike të Ramës se nuk do merret me Berishën pas ardhjes në pushtet. Njeriu që ka tradhtuar gjithë mentorët e tij të dikurshëm është e vështirë të besojë tek virtyti në pleqëri. Nëse përdorim zhargonin e gjuetarëve, opozita duhet të ndajë mendjen se përballë ka një kundërshtar që nuk ndalet me saçma lepuri, por me plumba derri. Dhe ndër këto përgatitje hyjnë edhe planet “B” dhe “C”, që duhet të ketë në rast zgjedhjesh të vjedhura dhe manipuluara.
Zhvillim i ri ishte qëndrimi i ambasadorit amerikan. Deklarata e tij se kursi i Berishës binte ndesh me atë të SHBA, ishte i tillë që duhej ta vinte Berishën në mendime. Qëndrimi i demokratëve dhe vetë kryeministrit në sallë nënkuptoi se nuk i kishin bërë shumë përshtypje. Ngjan se Berisha nuk e merr më seriozisht ambasadorin Arvizu dhe mesazhet e tij, ose është i bindur se vëllezërit Podesta do ta zmusojnë perceptimin e Departamentit të Shtetit për ndërmarrjen e 15 prillit, apo se futja e Shqipërisë në NATO ia ka lidhur duart Perëndimit për të ndërmarrë rotacione “model ’97", për kalimin e Berishës në opozitë; ose siç ndodh rëndom, e vërteta është diku ndërmjet tri supozimeve të mësipërme. Që do të thotë se për Uashingtonin pak vlen se kush qeveris në Tiranë, deri sa nuk ndikon në jetën e amerikanit të mesëm dhe kujt do t’ia japë votën ai. Sa i takon historiografisë amerikane, Berishën me siguri nuk do ta klasifikojë në udhëheqësit e ndritur të shekullit, por kjo pak rëndësi ka. Siç thotë edhe Ralph Waldo Emerson, një filozof i tyre i shekullit të 19-të: “Rrini të qetë, pas njëqind vjetësh e gjitha kjo nuk do të ketë asnjë rëndësi”. Kusuret janë tonat. Dhe jemi ne që duhet të planifikojmë si të heqim qafe këtë të keqe çerekshekullore, që u është bërë ferrë ndër këmbë shqiptarëve.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)