E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, dy raporterë të Këshillit të Europës sot në Tiranë

TIRANE - Dy raporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco do të vizitojnë sot Tiranën. Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të Këshillit të Europës ata do jenë në Tiranë nga data 17 prill deri më 19 prill dhe do kenë takime me presidentin, kryeministrin, ministrin e Drejtësisë.

Bisedime do të zhvillohen gjithashtu edhe me delegacionin e përhershëm të Parlamentit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KiE, me lider të partive politike, KQZ, Avokatin e Popullit. Diskutimet do fokusohen në përgatitjen e zgjedhjeve e progresit të bërë sa i përket kërkesës për marrjen e vendit kandidat në BE.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›