Berisha dhe zëdhënësja reagojnë për m që duhet ngrënë për karrierën në PD
Berisha është marrë edhe me citimet e djeshme të Shekullit nga libri i Ramës mes të cilave ishte edhe një bisedim mes drejtorit të komunikimit të Ramës, Endri Fuga dhe zëdhënëses së Berishës, Erla Mëhilli. Unë dua të bëj karrierë Endri dhe ky është një m.. për tu ngrënë aty te ne, nëse do që Doktori të të japë dorën, ja si Gerti, Bogdani, që e hëngri të gjithin dhe pastaj u bë deputet!,- citohet të jetë shprehur Erla Mëhilli në përgjigje të pyetjes së ish-shokut të saj të klasës Fuga që i shprehu habinë se si ka mundësi që duke patur lidhje familjare me Ramën, ajo mundej të thoshte në konferenca shtypi ato gjëra që thoshte për nënën dhe djalin e Ramës. – Bëra një gjë, zëdhënëses time i thashë: Shko bleje librin e kushëririt, se të ka bërë personazh në libër,- tha dje Berisha.
Kurse Erla Mëhilli (megjithëse nuk i përmendej emri në libër) dërgoi mbrëmë në media një email lidhur me këtë pjesë të librit të Ramës cituar dje në Shekulli: …Në fillim u çudita, kur me treguan për këtë gënjeshtër të pacipë dhe shumë banale të kushëririt tim (edhe pse të largët) Edi Rama. Por pastaj kam qeshur gjithë ditën, siç bëj shpeshherë kur dëgjoj thashetheme për veten. Humorin ma shtoi me shumë motra, kur me tha në telefon “T`u bëftë kurban ai”! Megjithatë, është fat i madh që nuk i ka rënë ndër mend t`i shoqëroj personazhet e librit të tij me vizatime, se me ç`kam parë dhe dëgjuar nga piktoret e vërtetë, do të më kishte nxjerre edhe të shëmtuar shkruhej në emailin e Mëhillit.
Pjesa nga Kurban për zëdhënësen e Berishës: Dua të bëj karrierë, ky është një m..për të ngrënë (Faqe 150)
Kjo është historia e dhimbshme politike e kujtdo që ka mundur të bëjë karrierë në atë parti duke siguruar një vend për fytyrën në posterat elektoralë të PD-së dhe në fotografitë e qeverive të Saliut, ky është edhe mësimi që kjo komedi njerëzore e luajtur seriozisht, mbushur me akte kamikazësh që në publik se kanë për gjë të recitojnë çdo poshtërsi ndërsa në privat të thonë kështu e ka politika! i jep çdo të riu e të reje që kapërcen pragun e oborrit të bajraktarit, si një vajzë e re, fjala vjen, familja e së cilës ka lidhje jo edhe fare të largëta gjaku nga ana e baballarëve dhe sidomos miqësie nga ana e nënave me familjen time, e cila recitonte pa pushim nga selia e Partisë Demokratike të gjitha perversitetet e diktuara nga Saliu me celular për të përgojuar pikërisht familjen time, babanë, djalin, nënën e tij, nënën time, mua pa diskutim. Dhe kur Endri Fuga, drejtori im i komunikimit, që e kishte pasur në klasë në gjimnaz, i pataksur ngaqë mori vesh një ditë prej meje pikërisht këto lidhje, e pyeti Si ka mundësi që ti pranon të shash publikisht me atë zhargon vulgar rruge një familje që ka lidhje me familjen tënde? ajo iu përgjigj: Unë dua të bëj karrierë Endri dhe ky është një mut për tu ngrënë aty te ne, nëse do që Doktori të të japë dorën, ja si Gerti, Bogdani, që e hëngri të gjithin dhe pastaj u bë deputet!