Shqipëria mposhtet nga Azerbajzhani
Kombëtarja e futbollit të Shqipërisë ka humbur ndeshjen miqësore përballë Azerbajxhanit. Ekipi u drejtua nga zëvendësi i Jozif Kushesë, Xhemal Mustedanagic pasi ende nuk është gjetur një trajner i ri për të zëvendësuar kroatin.
Për më tepër tifozët në shumicë bojkotuan këtë ndeshje për shkak të mos emërimit të trajnerit të ri.
Në këtë mënyrë pa tifozë dhe pa trajner, Shqipëria regjistroi humbjen e radhës.
Azerbajxhani kaloi në avantazh në miturën e 22 me anë të Aliyevit dhe arriti të ruaj avantazhin deri në fund të lojës.
Azerbajxhani është një ekip shumë më i dobët se Shqipëria pasi edhe në renditjen e FIFA-s është plot 46 vende më poshtë (Shqipëria e 71 ndërsa Azerbajxhani në vendi ne 117).